E Hënë, 22 Gusht 2011 04:30

Kosova, pasuria dhe varfëria, shkruan Mexhid Uvejsi

Kosova, pasuria dhe varfëria, shkruan Mexhid Uvejsi

IRIB -  Kosova, zyrtarisht Republika e Kosovës , anglisht: Republic of Kosovo), është një shtet i pavarur në Evropën Juglindore.

Kosova

 

Shtrihet në qendër të Siujdhesën Ballkanike dhe kufizohet në veri dhe në lindje me Serbinë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi.

Ka një sipërfaqe prej 10.887 km² dhe popullsi prej 1.8 milion banorësh, prej të cilëve afro 200 mijë banojnë në Prishtinë, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit. Shumica dërmuese e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalintë, egjiptasit dhe goranët.

Me shpalljen e pavarësisë më 17 Shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon, si dhe synon anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire. Në shek. IV p.K. u themelua Mbretëris Dardane, ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane dhe ish-Jugosllavisë. Megjithatë, politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e i politikës vendase në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë.

Më 29 qershor u nënshkrua anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Të ardhurat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë shtyllat e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë.

Ish-njësi federale e R.S.F. të Jugosllavisë, Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999).

Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008.

Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur mbi 70 vende në mbarë botën, por vazhdon kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

E shtrirë në qendër të Siujdhesës Ballkanike, Kosova është vend që nuk ka dalje në det me reliev të larmishëm dhe zë një sipërfaqe prej 10.887 kilometrash katrorë. Ka gjithsej 702 kilometra vijë kufitare me shtetet përbri: 352 km me Serbinë, 159 km, me Maqedoninë, 112 me Shqipërinë dhe 79 km me Malin e Zi.

Me reliev kryesisht në trajtë të pellgut lumor, Kosova është gjeografikisht e ndarë në dy rrafshe parësore, atë të Kosovës në lindje dhe atë të Dukagjinit në perëndim. Lartësia mbi nivelin e detit në rrafshe luhatet prej 400 deri në 700 metra, ndërsa pika më e ulët prej 297 metrash ndodhet në Vërmicë në kufi me Shqipërinë.

Dy rrafshet janë të ndara dhe të rrethuara me vargmale të theksuara në lartësi prej 2.000 deri në 2.500 metra; pika më e lartë, Gjeravica, arrin në 2.656 metra. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit është 811 metra.

Nëntoka e Kosovës njihet për rezervat e mineraleve të rëndësishme si qymyri, linjiti, nikeli, plumbi, zinku, magnezi, kalolini, kromi, alumini, ari, argjenti, bakri etj.

Ndonëse Kosova është një prej vendeve më të varfra me ujëra në Evropë, hidrografia e Kosovës shënon disa lumenj të rëndësishëm që derdhen në të gjitha detet e rajonit. Drini i Bardhë është lumi më i gjatë me 122 km, i cili bashkohet me Drinin e Zi në Shqipëri dhe bashkë derdhen në Detin Adriatik; Sitnica, Lumbardhi i Pejës, Morava e Binçës, Lepenci, Ereniku, Ibri dhe Lumbardhi i Prizrenit janë lumenjtë e tjerë të përmendur. Ndërkaq, rezervuarët artificialë të Gazivodës, Radoniqit, Batllavës dhe Badovcit llogariten si liqenet kryesore të vendit.

Janë 52 zona të mbrojtura në Kosovë që përkapin sipërfaqe prej 46.274 hektarë; prej tyre numërohet një park kombëtar (39.000 ha), 35 monumente natyrore (4.868 ha), dy sipërfaqe të mbrojtura (1.681 ha), si dhe 11 zona natyrore (698 ha).

Pavarësisht rrezikun që u kanoset, pyjet e pasura me bung, ah, qarr e lis përbëjnë një pjesë të rëndësishme të botës bimore së bashku me kullosat. Prej bimëve të tjera janë të përhapura dardha e egër, murrizi, thana, trëndafili i egër, dëllinja dhe ulza. Ndërkaq, zonat kodrinore-malore janë më të pasur në lloje kafshësh. Përmenden iriqi lindor, miu, kaprolli, derri i egër, dreri dhe lepuri, si dhe shpendët si korbi i murrmë, laraska, shtura, habeli fushor, etj.

Pavarësisht rrezikun që u kanoset, pyjet e pasura me bung, ah, qarr e lis përbëjnë një pjesë të rëndësishme të botës bimore së bashku me kullosat. Prej bimëve të tjera janë të përhapura dardha e egër, murrizi, thana, trëndafili i egër, dëllinja dhe ulza. Ndërkaq, zonat kodrinore-malore janë më të pasur në lloje kafshësh. Përmenden iriqi lindor, miu, kaprolli, derri i egër, dreri dhe lepuri, si dhe shpendët si korbi i murrmë, laraska, shtura, habeli fushor, etj.

 

 

PASURIA E KOSOVËS

 

Kosova ka rreth 14 miliardë tonë thëngjill, sa dy herë Serbia. Shefi i minierave të Serbisë, Zlatko Dragosavljevic ka deklaruar se vendi i tij duke mos pasur mundësi të shfrytëzojë këtë pasuri, ka dëme dhe humbje të jashtëzakonshme. Nëse do të shfrytëzohej ky thëngjill, ai tregon se do të fitoheshin rreth 100 miliardë euro.

Thëngjilli, si burim energjie, sipas ekspertëve, ka një ardhmëri të qartë në botë. Serbia bashkë me Kosovën kanë një rezervë prej 20 miliardë tonësh të këtij burimi të energjisë. Prej tyre, rreth 14 miliardë tonë gjenden në Kosovë. Këto të dhëna i ka bërë të ditura sekretari shtetëror për Miniera i Serbisë, Zlatko Dragosavljeviç.

Ai në një intervistë për Tanjug, ka treguar se në Kosovë ka më së shumti rezerva të linjitit, por për shkak të situatës së përgjithshme në Kosovë, Serbia nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta mbi këto burime.

“Serbia, për shkak të mosshfrytëzimit të thëngjillit në Kosovë ka dëm dhe humbje të jashtëzakonshme në sektorin energjetik, ngase ky burim para se gjithash do të shfrytëzohej për prodhimin e rrymës”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave të resorit energjetik të Serbisë të vitit 2009, vlera që ka humbur Serbia për shkak të pavarësisë së Kosovës, arrin në rreth 1.5 miliard euro në vit.

“Vlera e kësaj pasurie do të arrinte në 100 miliardë euro, nëse merren parasysh perspektiva dhe shuma që do të sigurohej me eksploatimin dhe shndërrimin në energji të kësaj pasurie në rrymë elektrike”, ka thënë Dragosavljeviç.

Drejtuesit e sektorit të energjisë në Serbi kanë treguar se vlera e termocentraleve në Kosovë është rreth 1 miliard euro, ndërsa vlera e infrastrukturës për bartje dhe distribuim, në rreth gjysmë miliardi euro.

Eksperti kosovar i energjisë, Avni Kurshumliu tregon se kjo është e vërtetë, por sipas tij, Kosova nuk mund ta shfrytëzojë këtë pasuri tokësore për shkak të kuotës së CO2`shit që është standard evropian.

Kosova, tha ai, do të mund të bënte diçka në shfrytëzimin e këtij thëngjilli nëse do të blinte kuotën e ndonjë vendi tjetër siç është Shqipëria.

E ardhmja e Kosovës me këtë masë të thëngjillit, sipas tij, është shumë e shndritshme.

“Ne kemi thëngjill për të prodhuar rrymë rrafsh edhe për 400 vjet”, tha Kurshumliu.

Këtë e shpjegoi duke thënë se Kosova për një vit i harxhon 8 milionë tonë thëngjill në vit. Shumëzuar në vjet, ai tha se del diku rreth 400 vjet.

Elaboroj, edhe pse ky thëngjill nuk mund të shitet.

“Nëse ky thëngjill i quajtur linjit, transportohet në një largësi mbi 100 kilometra, nuk ia vlen. S`ia vlen barra qiranë që thonë, nëse transportohet mbi 100 kilometra”.

Thëngjilli, sipas ekspertëve të energjisë, është sot burimi dominues mineral në Evropë dhe botë. Drejtuesit e Ministrisë së Energjisë në Serbi tregojnë se thëngjilli është burimi më i rëndësishëm energjetik në Serbi, e kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po shtohen kërkesat ekologjike, të cilat duhet të përmbushën për prodhimin e energjisë nga thëngjilli.

Katastrofa e paradokohshme bërthamore në Japoni, sipas tyre, dëshmon se shumë shtete të Evropës do ta shikojnë ndryshe rëndësinë e thëngjillit dhe se energjinë e tyre energjetike duhet t’ua përshtatin rrethanave të reja, ngase trysnia për ndërprerjen e energjisë bërthamore po bëhet gjithnjë e më e madhe.

“Për këtë arsye, parashihet se deri në vitin 2030, në Evropë do të rritet shpenzimi i thëngjillit dhe prodhimi i rrymës nga thëngjilli”, ka thënë Dragosavleviç.

Investimeve për prodhim të energjisë me thëngjill i ka hyrë edhe Kosova qysh para sa viteve me projektin Kosova e Re. Por, tash sa kohë janë ndalur në aspektet teknike të tenderimit.

 

 

VARFËRIA NË KOSOVË

 

Banka Botërore ka konstatuar se Kosova është vendi më i varfër në Evropë. Në të gjitha periudhat e “bashkëjetesës në ish Jugosllavi” Kosova ishte vëndi më i pazhvilluar krahasuar më republikat tjera. Kjo pazhvillueshmëri e Kosovës “u fuqizua” edhe më tepër në kohën e luftës së viteve 1998 – 1999 në Kosovë, kur soldateska serbe jo vetëm që vrau dhe zhduku mbi 13.000 njerëz, por shkatërroi të tërë potencialin ekonomik të shqiptarëve (vetëm shtëpitë nga 335.333 që ishin, u shkatërruan afro 200.000). Jo vetëm ky fakt, por edhe burimet e tjera të varfërisë tregojnë që popullata shqiptare në Kosovë edhe më tepër është varfëruar.

Sipas hulumtimeve të Bankës Botërore dhe të Institutit për Politika Sociale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës dalin të dhënat se pothuajse gjysma e popullatës në Kosovë jetojnë në minimumin e ekzistencës sociale e ekonomike.

Nga popullata e tërësishme në Kosovë 16% jetojnë në varfëri ekstreme (me vetëm 0,93 Euro në ditë, ndërsa Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka mundësi që kësaj shtrese më të rrezikuar sociale që jetojnë në varfëri ekstreme vetëm gjysmës së tyre t’u paguajë asistencë sociale në shumë prej vetëm 0,45 Euro në ditë, kurse pjesa tjetër në pamundësi të asistencës sociale nuk dihet se “si jetojnë” (hulumtimet dhe të dhënat japin argumentet se ata me siguri që janë barrë e familjeve dhe të afërmeve të vetë, e në raste të caktuara edhe nga shoqatat humanitare dhe bamirësit tjerë).

Faktorë të tjerë që ndikojnë në këtë shkallë të lartë të varfërisë në Kosovë janë numri i madh i të papunëve, pronësia e vogël mbi tokën dhe mekanizimi i dobët që kanë familjet fshatare për punimin e saj, infrastrukura e dëmtuar, niveli i ulët i shërbimeve mjekësore dhe të arsimit. Shpenzimet e mëdha për shkollim dhe për trajtim mjekësor kanë bërë që mbi 10 për qind e rinisë të jetë analfabete, ndërsa rreth gjysma e kosovarëve të mos i shfrytëzojnë shërbimet mjekësore.

Por, megjithë diagramin më të lartë të varfërisë në krahasim me vendet në rajon, nga ekspertë të ndryshëm, përfshirë edhe vetë ekspertët e BB-së, varfëria në Kosovë nuk është konsideruar si shumë e thellë.

Një kontribut mesatar vjetor prej 400 DM për një person do ta nxirrte një familje të varfër nga niveli i varfërisë, pohon BB. Hendeku midis varfërisë së skajshme dhe nivelit të përgjithshëm të vrfërisë është po ashtu relativisht i vogël, ka të bëjë me 2,5 për qind të mjeteve për sigurimin e ushqimit.

Analiza e varfërisë është kryer në vitin 2000 dhe ajo është një vrojtim statistikor i bërë me 2.880 familje kosovare, kështu që nga atëherë ka patur mundësi të ndodhin disa lëvizje të vogla.

Rezultatet e kësaj analize tregojnë për një nivel më të ulët të varfërisë nga numri i të papunëve në Kosovë. Ndonëse nuk ka një hulumtim të saktë rreth këtij problemi, besohet se mbi 70 për qind të kosovarëve figurojnë si të papunë.

Fakti se një numër i madh i organizatave ndërkombëtare kanë dhënë ndihmë humanitare ka qenë një faktor zbritës i shkallës së varfërisë së skajshme në Kosovë. Mbi 60 për qind e popullatës kishte marrë ndihmë ushqimore, lëndë djegëse dhe veshmbathje nga donatorët gjatë viteve 1999-2000. Sipas raportit të BB mbi nivelin e varfërisë në Kosovë, mbi 20 për qind e familjeve shqiptare kanë marrë ndihmë të huaj në formë të materialit ndërtimor për riparimet apo ndërtimin e shtëpive. Vlera mesatare e kësaj ndihme ka qenë 5825 DM. Po kështu, gjatë dy vjetëve të para të pasluftës, një injeksion i fortë me para u është dhënë familjeve nga anëtarët e tyre që jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore.

Pothuajse gjysma e banorëve shqiptarë kanë marrë ndihma në para nga familjarët e tyre jashtë shtetit, si dhe në një masë shumë më të vogël edhe nga brenda kufijve. Dërgesat në para kanë qenë mesatarisht 6.000 DM në vit. Por, në këtë rrafsh dallojnë shumë familjet serbe të cilat kanë marrë vetëm 5 për qind transfere parash të kësaj natyre. Serbët, ndërkaq, kanë marrë më shumë ndihmë publike se shqiptarët.

Nga mesi i vitit të shkuar ndihma ndërkombëtare humanitare ka rënë ngadalë dhe tani thuaja se ka ikur nga kjo pjesë e globit. Po ashtu, vlerësohet se edhe kontributi i "gastarbaiterëve" këtë vit shënon ulje. Derisa në periudhën qershor 1999-2001, vlerësohet të kenë hyrë në Kosovë mbi 1 miliard marka nga kosovarët që punojnë apo janë në ekzil në vendet perëndimore, këtë vit ky fluks i parave të gatshme shënon trende të rënies së vazhdueshme. Edhe pse nuk ka asnjë vlerësim të saktë si për shumën që ka hyrë në Kosovë, ashtu edhe për arsyet e rënies, ekspertët që e përcjellin këtë sferë tash disa vjet thonë se "pas një dekade mbajtjeje të familjeve, edhe atyre u është shterrur qesja".

 

 

Mexhid Yvejsi, Gjakovë

 

Add comment


Security code
Refresh

Programet

  • Përvjetori i martirizimit të Imam Aliut (a.s.)  - 2014-07-18
    Përvjetori i martirizimit të Imam Aliut (a.s.)

    Në këtë program po e prezantojmë me rastin e përvjetorit të martirizimit të Imam Aliut (a.s.), do të flasim rreth testamentit dhe porosive të fundit të Imam Aliut (a.s.).

    Islam Add new comment Lexo 172 herë Lexo më shumë ...
  • Pranvera e lutjes 4  - 2014-07-18
    Pranvera e lutjes 4

    Të nderuar dëgjues shpresojmë të pranohen lutjet dhe faljet e juaja. Jemi përsëri pranë jush në momentet e ndritura të muajit të bekuar të Ramazanit. Ky është muaji i mbushur me mëshirën dhe faljet e Zotit.

    Islam Add new comment Lexo 167 herë Lexo më shumë ...
  • Pranvera e lutjes 3  - 2014-07-09
    Pranvera e lutjes 3

    Në ditët e pastra dhe të kulluara të muajit të Ramazanit, shpresojmë që lutjet dhe sakrifica juaj të pranohet nga Zoti dhe të njihet vlera e këtyre momenteve të veçanta, momente që shoqërohen me shumë mirësi hyjnore.

    Islam Add new comment Lexo 347 herë Lexo më shumë ...
  • Evropa në javën që kaloi…16  - 2014-07-09
    Evropa në javën që kaloi…16

    Plani britanik i modernizimit të flotës bërthamore të quajtur "Trident", është një plan i diskutueshëm dhe i kushtueshëm e që është diskutuar edhe nga ana e qeverisë së mëparshme në Britani.

    Evropa në javën që kaloi Add new comment Lexo 350 herë Lexo më shumë ...
  • Pranvera e lutjes 2  - 2014-07-06
    Pranvera e lutjes 2

    Në këtë program të Ramazanit do të flasim mbi rëndësinë e faljes së namazit të parë dhe do të dëgjojmë duanë( lutjen) e imam Sexhadit (as) drejtuar Zotit.

    Islam Add new comment Lexo 337 herë Lexo më shumë ...
  • Kur'ani dhe psikologjia e ngjyrave  - 2014-07-06
    Kur'ani dhe psikologjia e ngjyrave

    Para nesh gjendet bota e ekzistencës me të gjitha befasitë e saj. Krijuesi i urtë i bukurisë ka krijuar trupat dhe elementët përbërës të botës në forma dhe masa të ndryshme, ndërsa i ka zbukuruar ato me ngjyra të ndryshme dhe tërheqëse në menytë që njeriu si krijesa më superiore, të vendos lidhje të thellë dhe me plot ndjenja me botën e ekzistencës dhe dukuritë e saj. Ajetet e shpalljes dhe fjalët e prijësve të fesë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe inderekte anë folur për rolin e ngjyrave dhe larminë e tyre në krijimin e botës së ekzistencës. Në këtë edicion do të njihemi më tepër me këto koncepte.

    Kuran Add new comment Lexo 345 herë Lexo më shumë ...