E Hënë, 10 Tetor 2011 05:15

Facebook dhe ndikimet pozitive dhe negative te tij

Facebook dhe ndikimet pozitive dhe negative te tij

Shoqëria përbëhet nga grupe të ndryshme njerëzish të cilët kanë marrëdhënie të ndryshme me njëri tjetrin. Këto marrëdhënie kanë ardhur duke u bërë më të komplikuara në botën e sotme.

Si pasojë e zgjerimit të mediave publike, janë zgjeruar edhe marrëdhëniet sociale dhe tashmë sociologët propozojnë mënyra të reja komunikimi të cilat janë të lidhura ngushtë me mediat dhe në veçanti me internetin. Mediat e reja duke krijuar një botë të re sidomos në fushën e marrëdhënieve sociale mes njerëzve kanë shkaktuar ndryshime të konsiderueshme në komunikimin mes njerëzve. Mund të thuhet se metoda më e re e komunikimit janë “rrjetet sociale” në internet të krijuara vitet e fundit. Këto rrjete kanë ndikuar shumë në shkurtimin e distancave mes abonentëve të tyre duke u krijuar atyre mundësi të shumta. Në pamje të parë, në rrjetet sociale të gjithë abonentët duken sikur janë në të njëjtin nivel dhe shfrytëzojnë këto rrjete përtej kufijve politikë dhe gjeografikë. Prirja gjithnjë në rritje e abonentëve për të përdorur këto rrjete sociale, dëshmon se këto rrjete po ndikojnë shumë në zgjerimin e botës kibernetike. Në këtë mes rrjeti social Facebook është në pararojë dhe konsiderohet si rrjeti social më i madh në botë. Facebook u krijua në vitin 2004 nga një i ri i quajtur Mark Zuckerberg. Ai e projektoi këtë sajt në dhomën e tij në universitetin Haward në SHBA si njëwebsajt social vetëm për studentët e Hawardit. Por sajti i tij i kaloi kufijtë e një universiteti dhe brenda një jave në këtë sajt u abonuan miliona njerëz duke e kthyer këtë sajt në një rrjet social të gjerë dhe me ndikim.

Ky rrjet social përveç krijimit të mundësisë për krijimin e njohjeve dhe miqësive të reja, u kthye në një forum për shkëmbimin e mendimeve mes njerëzve dhe sidomos të rinjve. Mundësia që një i ri të shkëmbejë mendimet dhe idetë e tij me të rinjtë e tjerë në mbarë botën nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook, u bë shkak për zgjerimin e këtyre rrjeteve në internet. Kjo u bë shkak që të krijohen lidhje më të afërta e më të gjera duke i kthyer rrjetet sociale në pjesë të pandarë të jetës së shumë njerëzve duke lënë ndikime pozitive dhe negative në jetën e tyre. Disa ekspertë janë të mendimit se me ndihmën e këtyre sajteve komunikimi mes njerëzve hyri në një fazë të re dhe njerëzit mund të mësojnë më lehtë dhe më shpejt mbi njëri tjetrin. Por nga ana tjetër, disa ekspertë janë të mendimit se rrjetet sociale si Facebook krijojnë edhe shumë probleme. Mbi bazën e studimeve të reja të kryera nga LarryRosen, profesor i psikologjisë në universitetin shtetëror të Kalifornisë, përdorimi tej mase i Facebook-ut mund tëforcojë ndjenjën e mendjemadhësisë, të shtojë sjelljet antisociale, të krijojë emocione të forta dhe stres tek të rinjtë. Në studimin e Rosenështë vërtetuar se përdoruesit e Facebook-ut, si fëmijët ashtu edhe të mëdhenjtë janë prekur nga sëmundje psiqike. Sipas sajtit Facebook, çdo ditë në këtë sajt shtohen 200 mijë abonentë të rinj dhe ky rrjet i madh social ka qindra miliona abonentë. Popullariteti në rritje i këtij sajti me abonentë kryesisht të rinj, ka krijuar një perspektivë të konsiderueshme për lojtarët e mëdhenj e të pangopur të fushës së internetit dhe duket se secili prej tyre synon të kontrollojë një pjesë të këtij sajti.

Nga ana tjetër, ky sajt po shfrytëzohet edhe për realizimin e programeve politike dhe sociale. Rrjetet sociale si Facebook, në pamje të parë duket se janë ndërtuar për krijimin e një atmosfere për praninë elektronike të njerëzve në shoqëri. Por në brendësi, të gjitha këto rrjete janë në shërbim të qendrave mediatike dhe informative. Megjithëse regjistrimi në këto sajte është falas, në realitet asgjë nuk është falas dhe abonentët një pjesë të madhe të informacioneve të jetës së tyre private i vënë në shërbim të këtyre sajteve. JulianAsange, themeluesi i sajtit Wikileaks thotë:”Facebook është mjeti më i urryer i spiunimit i krijuar deri tani. Çdokush që shton në këtë sajt informacionet e tij dhe të shokëve dhe të afërmve të tij duhet ta dijë se po u shërben falas organeve informative të SHBA.” Sipas tij, Facebook është një thesar informacioni me emrat dhe të dhënat e njerëzve të cilat abonentët në mënyrë të pavetëdijshme i vënë në shërbim të këtij rrjeti social i cili shfrytëzohet nga shërbimet informative dhe agjenturore të Amerikës. Shfrytëzimi i informacioneve të regjistruara në Facebook nga ana e shërbimeve sekrete amerikane, e bën këtë sajt një mjet të rrezikshëm kundër popujve. Nga ana tjetër, shumë specialistë janë të mendimit se rrjetet sociale si Facebook shkaktojnë probleme të rënda për të rinjtë dhe për familjet. Kohët e fundit disa avokatë amerikanë deklaruan se Facebook ka qenë shkaktari i 1/5 së divorceve në Amerikë. Mundësitë e shumta që ofron ky sajt janë bërë shkak qëbashkëshortët të kenë më shumë mundësi për të tradhtuar njëri tjetrin. Madje gratë dhe burrat përdorin Facebook-un për të mësuar mbi tradhtitë e njëri tjetrit. Gjithashtu të rinjtë e përdorin këtë sajt për marrëdhënie jonormale dhe fatkeqësisht informacionet e tyre shfrytëzohen nga njerëz oportunistë duke i dhënë një goditje të rëndë shpirtërore të rinjve. Sipas statistikave të publikuara në Maj 2011, numri i abonentëve në Facebook i ka kaluar 700 milionë njerëz ku 70 % e tyre janë abonentë jashtë SHBA. Numri më i madh i abonentëve janë nga SHBA, ndërsa vendin e dytë për abonentë në këtë sajt e ka Indonezia. Padyshim nuk mund tëpengohet anëtarësimi i këtij numri të madh njerëzish në këtë sajt, por mundet që ndaj tyre të veprohet me më shumë ndjenjë dhe përgjegjësi. Do të ishte mirë që sajte të tilla si Facebook të shfrytëzoheshin për forcimin e ndjenjës së miqësisë dhe harmonisë mes njerëzve dhe për reformimin e shoqërisë. Rasti i publikimit të fotos së të riut tunizian Muhamed BuAzizi 26 vjeçar në Facebook, ndihmoi shumë në fillimin e protestave kundër regjimit diktatorial në Tunizi dhe të valës së zgjimit të popujve.

Të rinjtë tunizianë të irrituar nga kjo foto dolën nëpër rrugë duke shprehur urrejtjen kundër regjimit të diktatorit Zejnulabedin Ben Ali. Kanë kaluar 9 muaj nga fillimi i valës së zgjimit islamik tek vendet muslimane dhe popujt e sidomos të rinjtë, përkundër dëshirës së padronëve të Facebook-ut,po e shfrytëzojnë këtë sajt për organizimin e protestave kundër regjimeve totalitare në vendet arabe. Kjo ka ndodhur edhe në vendet perëndimore dhe gjatë protestave në Angli të rinjtë e shfrytëzuan Facebook-un për organizimin e protestave të tyre. Për këtë arsye, disa qeveri perëndimore i kërkuan këtij rrjeti social që në rastet kur kërcënohen interesat e tyre, të ndalë disa shërbime dhe kjo kërkesë është pranuar nga padronët e këtij sajti. Në përgjithësi mund të thuhet se megjithë ndikimet negative të Facebook-ut, popujt gradualisht po e përdorin këtë rrjet të gjerë social në rrugën e interesave të tyre dhe të vendeve të tyre.

Add comment


Security code
Refresh

Programet

  • Irani në pasqyrën javore 23  - 2014-08-31
    Irani në pasqyrën javore 23

    Ne emer te Zotit

    Na bazë të kalendarit ceremonial të Iranit, kjo javë përkon me javën e qeverisë. 2 Shahrivari i vitit 1939 H.Sh, që përkon me 4 gushtin e vitit 2014 është nisja e javës së qeverisë në RII. Muhamed Ali Raxhaji, ish president dhe Muhamed Xhavad Bahanar ish kryeministër, kanë humbur jetën në vitin 1981 gjatë një shpërthimi terrorist në zyrën e kryeministrit, akt i kryer nga grupi terrorist Monafekin. Për të nderuar kujtimin e këtyre martirëve data nga 24-30 gusht ose java e parë e muajit Shahrivar sipas kalendarit H.Sh, në Iran është quajtur javë e qeverisë. Hasan Ruhani presidenti i RII së bashku me anëtarët e kabinetit të tij qeveritar me rastin e javës së qeverisë vizitoi mauzoleun e imam Khomeinit (ra) ku nderoi dhe respektoi themeluesin e RII dhe shprehu besnikërinë me aspiratat e tij. Për këtë kemi përgatitur një raport të cilin ju ftojmë ta ndiqni në vazhdim.

    Irani në pasqyrën javore Add new comment Lexo 113 herë Lexo më shumë ...
  • Shkaqet dhe rrethanat e konfliktit në Libi  - 2014-08-31
    Shkaqet dhe rrethanat e konfliktit në Libi

    Libia është një shtet i cili njihet si depoja e naftës së Afrikës, këtyre ditëve është shndërruar në arenë të luftimeve të ashpra. Përleshjet mes grupeve të armatosura dhe njëkohësisht përpjekjet e paramilitarëve dhe grupeve të armatosura për të marrë kontrollin në zonat kyçe të kryeqytetit të Libisë si dhe mbi terminalet në zonat naftore në lindje të Libisë,

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 108 herë Lexo më shumë ...
  • Begatit e shumta të Hazreti Masume (s.a.)  - 2014-08-29
    Begatit e shumta të Hazreti Masume (s.a.)

    Në këtë program do të flasim rreth virtyteve të larta të Hazreti Masume (s.a.) dhe begatitë e saj për qytetin Kum të Iranit.

    Dita e parë e muajit Dhil-Kade të vitit 173 h. është përvjetori i lindjes së Hazretit Masume (s.a.). Ajo ishte e bija e Imam Musa Kazem (a.s.) dhe e zonjës Naxhma Khatun.

    Islam Add new comment Lexo 138 herë Lexo më shumë ...
  • OKB, dështuesja e madhe e krizës së Gazës  - 2014-08-29
    OKB, dështuesja e madhe e krizës së Gazës

    Gaza më një sipërfaqe rreth 360 km2 dhe me një popullsi mbi 1.5 milionë banorë, është një prej rajoneve me popullsi më të dendur në botë. Ky qytet palestinez përveç se është nën bllokadë të hekurt që nga viti 2007 e deri më tani, shumë herë është sulmuar nga ushtria e regjimit sionist. Regjimi sionist më 8 korrik 2014 përsëri filloi agresionin kundër Gazës.

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 139 herë Lexo më shumë ...
  • Përmasat e ndryshme të konfliktit mes Rusisë dhe Perëndimit  - 2014-08-29
    Përmasat e ndryshme të konfliktit mes Rusisë dhe Perëndimit

    Me kalimin e disa muajve nga kriza në Ukrainë dhe me zgjerimin e përmasave të kësaj krize edhe konfrontimi mes Rusisë dhe perëndimit ka marrë përmasa pa precedente. Për herë të parë pas luftës së ftohtë po vërejmë një konfrontim mes lindjes dhe perëndimit në përmasa të ndryshme ushtarake, politike dhe ekonomike.

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 140 herë Lexo më shumë ...
  • Irani në pasqyrën javore 22  - 2014-08-29
    Irani në pasqyrën javore 22

    Në emër të Zotit 

    Lideri suprem i Revolucionit Islamik javën e kaluar në takim me ministrin e jashtëm, ambasadorë dhe funksionarë të përfaqësive të Iranit në vende të botës, vuri theksin mbi nevojën e një diplomacie aktive dhe inteligjente në këtë periudhë tepër të ndjeshme në arenën ndërkombëtare.

    Irani në pasqyrën javore Add new comment Lexo 131 herë Lexo më shumë ...