E Diel, 19 Gusht 2012 14:03

Ndikimi i medias në edukimin e fëmijëve

Ndikimi i medias në edukimin e fëmijëve

Ndikimi dhe mbizotërimi i medias tek fëmijët në 10 vitet e parë të jetës së tyre është i habitshëm. Rezultatet e një sondazhi dëshmojnë se 90%  e fëmijëve të moshës 6 vjeç, e përdorin vazhdimisht televizorin.

Në këtë mënyrë televizori më shumë se çdo mjet tjetër e përgatit fëmijën dhe sjelljet e tij për jetën në shoqëri. Sociologët besojnë se edukimi i fëmijëve është një art që ka nevojë për novacion, shpenzim energjie, kohë dhe fonde. Një pjesë e madhe e kësaj energjie, konsumohet për programime dhe administrimin e kohës së lirë të fëmijëve. Sigurisht që rezultati i punës nuk është gjithmonë i pëlqyeshëm sepse shpeshherë prindërit nuk janë dakord që të plotësojnë kushtet e nevojshme për kohën e lirë të fëmijëve të tyre. Shumica e fëmijëve dhe prindërve për dëfrimet e tyre më shumë se çdo gjë tjetër zgjedhin televizorin dhe lojërat kompjuterike. Mirëpo në shumë raste pasojat e përdorimit të televizorit apo e lojërave kompjuterike të dhunshme nuk janë më pak sesa dhuna e përhapur në shoqëri. Periudha e fëmijërisë është një prej periudha më delikate dhe që i kushtohet më shumë vëmendje sot nga organizata të ndryshme të botës të cilat përpiqen ti njohin njerëzit me vështirësitë dhe problematikat e kësaj shtrese të shoqërisë. Në të gjithë botën jetojnë më shumë se 2 miliard fëmijë dhe çdo ditë shkelen të drejtat e miliona prej tyre. Problemet kryesore të fëmijëve në botë janë mungesa e ushqimit, mungesa e ujit të pijshëm, ndihmave mjekësore, edukimit, arsimit dhe e strehimit. Vitet e fundit shumë studiues, intelektualë dhe mësues, janë shprehur se edukimi i fëmijëve sot ka shumë probleme dhe pengesa. Pas studimeve të problematikave sociale sot, është vënë re se edukimi i fëmijëve luan një rol të rëndësishëm në devijimet sociale apo sëmundjet psikologjike të adoleshentëve dhe të të rriturve. Në këtë mes një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të ardhshëm luajnë mjete të tilla si televizori, kinemaja, videot, sateliti dhe lojërat kompjuterike. Fëmijët që nga lindja e tyre përballen me televizorin dhe sinjalet e dëgjimit përgjatë gjithë kohës që aparati është i ndezur janë pjesë e ambientit. Mirëpo sjellja e vështrimit të televizorit ndryshon me rritjen e moshës së njeriut. Rreth 2/3 e fëmijëve qëllimisht ulen për të parë televizor. Në moshën dy vjeç e gjysmë, fëmijët kthehen në frekuentues të rregullt të televizorit dhe programeve të tij. Studimet e shumta dëshmojnë se sundimi i televizorit tek fëmijët në 10 vitet e para të jetës së tyre është tepër i gjerë dhe 90% e fëmijëve të moshës 6 vjeç, e përdorin rregullisht televizorin. Si rezultat televizori më shumë se çdo media tjetër ndikon më shumë në jetën sociale dhe sjelljet personale të njeriut. Kjo media gjithashtu përcakton bazat e vendimmarrjes së njeriut mbi mediat e tjera dhe ndikon shumë tek jeta e njeriut në të ardhmen. Dr. Naser Bahanar, hulumtues i shkencës së komunikimit thotë se televizori është një edukator i fuqishëm dhe mbase i rrezikshëm. Në përgjithësi shikuesi nuk është në dijeni të faktit se në kohën kur vështron televizorin ai në vazhdimësi mëson. Tek ai futen mesazhe dhe informacione pa e kuptuar se i përfiton ato. Ky hulumtues duke folur mbi kapacitetin perceptues të mesazhit televiziv nga fëmijët thotë se fëmijët shikojnë televizor jo vetëm për tu dëfryer por edhe për të mësuar. Mësimmarrja vjen me anë të ndjenjës së krahasimit të fëmijëve me shembujt e paraqitur në televizor dhe ndjenja përkatësisë sociale që krijohet tek ata. Si rezultat dr. Bahanar është i mendimit se një nga përgjegjësitë kryesore të mediave është edukimi për të krijuar personalitetin e fëmijëve. Ai është i bindur se media mund të luajë një rol aktiv në edukimin moral të fëmijëve, përkushtimin e tre tek vlerat fetare dhe spiritualë, drejtimin e fëmijëve nga aspekti fizik, si dhe edukimi i tyre për shëndet fizik dhe mendor. Media mund të luajë rol të rëndësishëm në prezantimin e së mirë dhe së keqes duke forcuar në këtë mënyrë kapacitetin vlerësues të fëmijës. Shprehja periudha fëmijërore, në literaturën perëndimore nënkupton një pjesë të periudhës së plotësimit të  njeriut me karakteristikat, lidhjet dhe specifikat e veçanta të saj. Neil Postman, është i mendimit se deri 400 vjet më parë në historinë dhe kulturën perëndimore nuk pasur asnjë përkufizim mbi fëmijët me shprehjet e sotme. Në të vërtetë fjala dhe përkufizimi i fëmijës si një fenomen studimi ka nisur për herë të parë në shekullin e 16-të. Sigurisht përpara kësaj periudhe kishte një perceptim të përgjithshëm ku fëmija ishte i detyruar të ndiqte dëshirat dhe preferencat e prindërve të tyre. Postman thotë se neglizhenca në strukturën fizike dhe psikologjike të fëmijëve deri në periudhën e Rilindjes, ishte bërë shkak që prindërit tu mësonin fëmijëve atë që e konsideronin të përshtatshme. Në këto kushte fëmija përgatitej dhe edukohej për të ardhmen duke harruar periudhën e fëmijërisë. Rrjedha e neglizhencës kundrejt përkushtimit ndaj periudhës së fëmijërisë vazhdoi deri në shekullin e 18-të dhe vetëm pas këtij shekulli filluan të shtrohen pyetje mbi fëmijët, zhvillimin e njerëzve gjatë kësaj moshe, karakteristikat dhe edukimi i fëmijëve. Në edukimin e fëmijëve një vend të veçantë zë edukimi i aspektit mendor të personalitetit të tyre sepse ky aspekt është i lidhur ngushtë me të gjitha aspektet e tjera të jetës së fëmijës. Rëndësia e intelektit mund të krahasohet me një mbret në krye të pushtet i cili nëse ka një edukatë të përshtatshme e udhëzon njeriun në rrugën e përsosmërisë. Prandaj poseduesit e mediave duhet të kenë më shumë kujdes dhe me vullnetin e duhur duhet të formojnë shpirtin e mendimit dhe intelektin e fëmijëve. Një punë e tillë, brezat e ardhshëm i shpëton nga fenomene të tilla si imagjinimi dhe iluzionet. Edukimi i intelektit të fëmijës sjell rezultate të shumta pozitive. Forcimi i instinktit kërkues për zbulimin e shkencës dhe sekreteve të jetës tek fëmija krijon një entuziazëm të cilin e shoqëron përgjatë gjithë jetës. Nëse një media mundohet të shtojë dhe forcojë vullnetin e njeriut, teleshikuesit njihen me programet edukative të kësaj medie e cila ndikon drejtpërdrejtë në edukimin e tyre. Lidhur me ndikimin e medias tek fëmijët, si shembull mund të përmendim programet edukative fetare për fëmijët. Kufizimet që u bëhen fëmijëve në perceptimin e çështjeve të ndërlikuara, i bën jo efikase programet e drejtpërdrejta edukative dhe praktike. Në programet fetare përdorimi i një gjuhe tërheqëse dhe e shprehjes së kuptueshme është prioritet i medias. Gjuha e tregimit, është një metodë shumë e mirë për të transmetuar mësimet fetare tek fëmijët e fillores. Sigurisht për të forcuar intelektin dhe për të bërë dallimin e së mirë nga e keqja tek fëmijët mund të ndryshojnë edhe metodat e edukimit mediatik dhe mund të përdoren aktivitetet artistike dhe vizuale. Fëmijët e moshave të vogla mund të njihen me Zotin, mirësitë dhe mëshirën e Tij. Dëbora, shiu, çelja e luleve, vështrimi i këlyshëve të kafshëve, bukuritë e natyrës, të gjitha sëbashku tek mendja e fëmijës mund të rikujtojnë Zotin. Mediat dhe programet e tyre mund të krijojnë bindjen tek fëmija se Zoti e do atë dhe për të ka krijuar një botë kaq të bukur. Përveç kësaj theksimi në mëshirën dhe mirësinë e Zotit, është një prej prioriteteve kryesore tek edukimi fetar i fëmijëve. Në programet e tyre mediat duhet të përkushtohen në këtë çështje se bota është krijuar në bazë të një sistemit dhe ndikimit të veprave të njeriut në të ardhmen e saj. Përveç kësaj prezantimi i njerëzve të mëdhenj dhe i paraardhësve të fesë si shembuj të shoqërisë dhe pasqyrimi i jetës së tyre mund të luajë një rol special në edukimin e fëmijëve dhe formimin e personalitetit të tyre në të ardhmen. Si rezultat nëse fëmijët me vetëdije i përballim me një mori informacionesh dhe lidhjesh nuk do të shqetësohemi mbi ndikimin e mediave. Realiteti qëndron në faktin se e vetmja rrugë ekzistuese për përgatitjen e fëmijëve në këtë botë të re është që të kemi njohuri mbi këtë botë mjetet e saj ti vëmë në shërbimin tonë.

Add comment


Security code
Refresh

Programet

  • Raport analitik mbi zhvillimet më të fundit në Siri  - 2014-04-18
    Raport analitik mbi zhvillimet më të fundit në Siri

    Damask – IRIB - Halebi nën zjarr, ndoshta është përkufizimi më i përshtatshëm që mund të përshkruajë me pak fjalë situatën aktuale në disa prej qyteteve të prekura nga lufta në Siri.

    Artikuj Add new comment Lexo 23 herë Lexo më shumë ...
  • Menaxhimi i kohës nga pikëpamja e Imam Aliut (as)  - 2014-04-12
    Menaxhimi i kohës nga pikëpamja e Imam Aliut (as)

    Ne emer te Zotit

    Koha është një nga pasuritë më të çmuara të çdo njeriu dhe është një kapital i pakompensueshëm në dorën e njeriut. Kjo pasuri e madhe mund të jetë e dobishme për njeriun, në rast se kontrollohet dhe menaxhohet në mënyrë të drejtë.

    etc Add new comment Lexo 212 herë Lexo më shumë ...
  • Ekonomia rezistente, tejkalim i vështirësive, investim për të ardhmen  - 2014-04-13
    Ekonomia rezistente, tejkalim i vështirësive, investim për të ardhmen

    Ne emer te Zotit

    Shpallja e politikave të përgjithshme të ekonomisë rezistente nga ana e Lideri suprem të Revolucionit Islamik për funksionarët e sistemit të RII, dëshmon për rëndësinë e madhe të kësaj çështje.

    Iran Add new comment Lexo 196 herë Lexo më shumë ...
  • Jeta dhe vepra e Dr. Bastani Parizi  - 2014-04-13
    Jeta dhe vepra e Dr. Bastani Parizi

    Ne emer te Zotit

    Profesorit të nderuar Bastani Parizi ku do të prezantojmë disa aspekte të personalitetit dhe veprës së tij.

    etc Add new comment Lexo 196 herë Lexo më shumë ...
  • Analiza e një raporti me qëllime politike për të drejtat e njeriut në Iran (1)  - 2014-04-13
    Analiza e një raporti me qëllime politike për të drejtat e njeriut në Iran (1)

    Ne emer te Zotit

    Takimi i 25 i Këshillit të Drejtave të Njeriut të OKB është zhvilluar nga 3 deri 28 Marsi. Është raportuar se në këtë mbledhje katër javore janë prezantuar dhe analizuar mbi 100 raporte në lidhje çështje të ndryshme të të drejtat e njeriut si dhe rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës.

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 197 herë Lexo më shumë ...
  • Irani në vitin 1392, pika kulmore e bisedimeve bërthamore  - 2014-04-13
    Irani në vitin 1392, pika kulmore e bisedimeve bërthamore

    Në emër të Zotit 

    Për mendimin e shumë analistëve, viti 1392 shënoi një pikë kulmore në procesin e bisedimeve mes Iranit dhe G 5+1 (5 anëtarët e përhershëm të KS të OKB plus Gjermania). Më ardhjen në pushtet të qeverisë së presidentit Hasan Ruhani, u krijua një klimë e re për rifillimin e bisedimeve bërthamore.

    Iran Add new comment Lexo 208 herë Lexo më shumë ...