E Shtunë, 07 Mars 2009 17:28

Përkeqësimi i situatës ekonomike në vendet perëndimore

Sample ImageKëto ditë pasojat e krizës ekonomike në vendet perëndimore mund të vërehen qartë duke ecur në rrugët e Londrës, Berlinit, Parisit dhe Nju Jorkut. Dyqanet kanë falimentuar dhe janë mbyllur për shkak të uljes së shitjes,

 njerëzit janë të stresuar në radhët e gjata në qendrat e punësimit dhe shumë të tjerë janë të shqetësuar sepse më parë jetonin në mirëqenie, por tani siguria e vendit të punës ka pushtuar mendjen e tyre. Megjithëse qeveritë perëndimore kanë zbatuar disa programe ekonomike për të shpëtuar institucionet financiare dhe monetare të falimentuara dhe për të rimëkëmbur tregjet, indekset ekonomike po ulen çdo ditë. Pothuajse në të gjitha vendet perëndimore prodhimi kombëtar bruto ka pësuar një rënie të ndjeshme. Ulja e prodhimit kombëtar bruto nënkupton vazhdimin e falimentimit të kompanive dhe shtimin e të papunëve. Aktualisht pasojat e krizës ekonomike nuk kufizohen me falimentimin e institucioneve financiare, kompanive industriale dhe shtimin e papunësisë dhe politikanët e vjetër perëndimor flasin për mundësinë e trazirave sociale. Zbigniev Berzhinski këshilltar i ish presidentit amerikan Xhimi Karter ka paralajmëruar se nëse vazhdon rënia ekonomike në Amerikë, ky vend do të përshihet nga trazirat sociale. Berzhinski në një intervistë me televizionin NBC tha: " mes shtresave të ndryshme sociale po krijohen trazira dhe konflikte shqetësuese dhe nëse vazhdon rritja e numrit të papunëve ,ka mundësi të ndodhin kryengritje". Ky strateg amerikan shton: "në vitin 1907 kur Amerika u përball me një krizë të madhe financiare dhe bankat falimentuan u zhvilluan shumë trazira nëpër rrugë."
Që prej shfaqjes së shenjave të para të krizës ekonomike në Amerikë, në dhjetor 2007 rreth 3.6 milion amerikanë kanë humbur vendin e punës. Niveli i papunësisë në Amerikë ka arritur në 7.6% dhe në disa shtete amerikane ky nivel arrin në 10%. Barak Obama shpresonte se me planin e shpëtimit prej 787 miliard dollarë do të rikthehej besimi tek tregjet dhe do të rimëkëmbej ekonomia amerikane, por reagimi i bursës së Wall Street ndaj planit të Obamës jo vetëm që nuk ishte pozitiv ,po u ulën edhe më shumë indekset e aksioneve në këtë bursë. Bursa e Wall Streetit është pulsi tatues i ekonomisë amerikane dhe ndikimi i çdo lloj politike mund të vërehet në indekset e aksioneve në këtë bursë. Fakti që tregu i aksioneve nuk reagoi pozitivisht ndaj planit ekonomik të Barak Obamës tregon nivelin e mosbesimit të popullit amerikan ndaj planeve ekonomike të qeverisë amerikane. Në këtë kuadër komiteti i senatit amerikan për çështjet bankare në një raport të tij deklaroi se niveli i besimit të konsumatorëve amerikanë në muajin shkurt ka arritur nivelin 25 çka është shumë më i ulët nga sa ishte parashikuar. Disa ekonomistë amerikanë të cilët pranojnë politikën e qeverisë amerikane për zbatimin e planit të shpëtimit ekonomik prej 787 miliard dollarë, janë të mendimit se përmirësimi i situatës ekonomike në Amerikë ka nevojë për dyfishimin e kësaj shume. Gazeta Cristian Sience Monitor, duke folur për krizën ekonomike dhe për planet e qeverisë amerikane për zgjidhjen e kësaj krize, shkruan: " tani ligjvënësit në Amerikë flasin me lehtësi për fondet e nevojshme për shpëtimin e institucioneve financiare amerikane, ndërsa një vit më parë diçka e tillë do të ishte qesharake dhe e pabesueshme. "
Përkeqësimi i situatës ekonomike dëshmon se edhe ekonomistët nuk mund të kontrollojnë dhe menaxhojnë pasojat e krizës ekonomike sepse në fakt teoria e neoliberalizmit amerikan nuk parashtron rrugëzgjidhje për krizën ekonomike. Për të dalë nga kjo krizë, sistemi ekonomik amerikan ka nevojë për mendim dhe shembull të ri ekonomik. Injektimi i qindra miliarda dollarëve për rimëkëmbjen e ekonomisë, tregjeve dhe sektorit të punësimit, merr si shembull idenë e ekonomistit klasik liberal amerikan Xhon Miniard Kinz. Ish presidenti amerikan Franklin Rusvelt në vitet 1930 në bazë të këshillave të Kinz injektoi miliarda dollarë në shoqërinë amerikane për ta nxjerrë atë nga kriza ekonomike. Kjo manovër ekonomike në atë kohë e shtoi deficitin buxhetor të qeverisë amerikane, por ndikoi për nxjerrjen e ekonomisë amerikane nga kriza.
Aktualisht disa ekonomistë konservatorë amerikanë kanë shumë dyshime në lidhje me suksesin e planeve të shpëtimit ekonomik, të bazuara në teoritë ekonomike të Kinz. Këta ekonomistë janë të mendimit se kushtet ekonomike dhe politike të Amerikës, ndryshojnë shumë nga kushtet gjatë krizës së madhe ekonomike të viteve 30. Komunikacioni dhe lidhja e fortë mes sektorëve të ndryshëm financiarë dhe ekonomikë në Amerikë dhe globalizimi i ekonomisë janë faktorë që mund të ndikojnë në dështimin e planeve të shpëtimit ekonomik dhe ti imponojnë brezit të ardhshëm amerikan një borxh të jashtëm kolosal. Pasojë e këtij borxhi do të jetë ulja e madhe e vlerës së dollarit dhe rritja e inflacionit.

Edhe situata e vendeve në anën tjetër të Atlantikut nuk është më e mirë se situata në Amerikë. Pothuajse të gjitha vendet europiane po përballen me një krizë të gjerë ekonomike e cila për vendet e dobëta europiane ka shkaktuar edhe probleme sociale dhe politike. Kriza ekonomike në Evropë deri tani ka patur dy viktima politike. Qeveritë e Islandës dhe Letonisë, janë rrëzuar si pasojë e protestave të gjera popullore ndaj kushteve të vështira ekonomike, ndërsa qeveria e Hungarisë ka marrë miliarda euro ndihma emergjente financiare. Vlera e parasë në disa vende të Europës lindore është ulur në masën 50% dhe ky proces negativ po vazhdon. Për popujt e vendeve të mëdha europiane të cilët gjatë dekadave të fundit kanë patur një rritje të kënaqshme ekonomike dhe mirëqenie relative, kriza ekonomike ka shkaktuar një shock të madh. Njerëzit në këto vende jo vetëm që kanë humbur sigurinë për vendin e punës, por duhet tu japin lamtumirën shumë shërbimeve sociale. Qeveritë europiane për të garantuar buxhetin e planeve të shpëtimit ekonomik nuk kanë rrugë tjetër veçse shkurtimit të shpenzimeve për shërbimet publike. Kjo politikë ekonomike e qeverive europiane i ka detyruar popujt europianë të jenë shumë të kujdesshëm në shpenzimin e parave dhe të pakësojnë konsumin e përditshëm. Një nga argëtimet e popujve të vendeve europiane ishte shëtitja në rrugët e Londrës, Parisit, Berlinit dhe qyteteve të tjera të mëdha europiane, vajtja nëpër restorante dhe blerja e sendeve të ndryshme. Revista angleze Glob & Mail, në një raport të saj shkruante: "pas krizës ekonomike rrugët e Londrës janë zbrazur dhe Londra është kthyer në qytet fantazmash, është ulur kërkesa për blerje dhe çdo ditë dyqanet mbyllen për shkak të mungesës së klientëve. Shoqata lokale qeveritare në Angli në një raport ka parashikuar se gjatë vitit 2009 do të mbyllen 72 mijë dyqane çka do të thotë 200 dyqane në ditë. Gjendja e popullit në Francë, Itali, Gjermani dhe Spanjë nuk është më e mirë sesa në Angli. Rritja ekonomike në të gjitha këto vende është negative dhe niveli i papunësisë ose është duke arritur në dy shifra, ose ka arritur në këtë gradë. Përballja me rënien ekonomike nuk është problemi i vetëm i qeverive europiane, sepse zgjerimi i trazirave grevave dhe pasigurisë sociale në disa vende europiane ka arritur në fazën e krizës. Rritja e numrit të të papunëve ka shkaktuar zgjerimin e pasojave negative sociale në shoqëritë perëndimore. Kriza ekonomike në Europë ka ndikuar shumë edhe në procesin e integrimit në BE. Anëtarët e rinj në BE janë të shqetësuar se kriza ekonomike do t'i detyrojë vendet e mëdha të ndjekin politika proteksioniste kombëtare dhe këto vende do të jenë neglizhente ndaj pasojave të rënda të ekonomive të dobëta të vendeve të Europës lindore. Takimi i jashtëzakonshëm i liderëve të BE në Bruksel ishte pasojë e këtij shqetësimi, por vendet e mëdha dhe të fuqishme të BE nuk dhanë asnjë premtim për të ndihmuar anëtarët e rinj të BE. Presidenti francez Nikola Sarkozi, e cilësoi të justifikueshme politikën e tij për përkrahjen e kompanive franceze të automobilave duke e konsideruar këtë politikë të ngjashme me veprimet e qeverisë amerikane. Kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë kërkesën e Hungarisë për një plan shpëtimi ekonomik prej 180 miliard euro për të ndihmuar vendet e Europës lindore. Indiferenca e vendeve të fuqishme europiane ndaj shqetësimeve të vendeve të Europës lindore, u bë shkak që kryeministri i Hungarisë të paralajmërojë rikrijimin e perdes së hekurt në Europë.

 

Add comment


Security code
Refresh

Programet

  • Kodsi dhe Palestina në zi për Gazën  - 2014-07-25
    Kodsi dhe Palestina në zi për Gazën

    Për ty, o qyteti i paqes dhe qetësisë!

    Për ty, o vendi më i mirë për të jetuar!

    Oj lulja e qyteteve të botës!

    O Kods!

    Islam Add new comment Lexo 80 herë Lexo më shumë ...
  • Lindja e Mesme në javën që kaloi 18  - 2014-07-25
    Lindja e Mesme në javën që kaloi 18

    Ndodhemi pranë jush me emisionin tonë të përjavshëm Lindja e Mesme në javën që kaloi ku si zakonisht do të njihemi me zhvillimet më të rëndësishme të këtij rajoni. Në fillim do të njihemi me zhvillimet në Palestinë dhe shtimin e krimeve të regjimit sionist kundër palestinezëve në rrjedhën e luftës së gjithanshme të këtij regjimi kundër Gazës dhe më pas do të flasim mbi disa zhvillime në Irak dhe Kuvajt.

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 87 herë Lexo më shumë ...
  • Evropa në javën që kaloi 18  - 2014-07-25
    Evropa në javën që kaloi 18

    Me përfundimin e kësaj jave ju urojmë shëndet dhe gëzim në këto ditë të dhuruara prej Zotit të Madhërishëm. Javë e kaluar në Evropës është dominuar nga lufta e brendshme në Ukrainë ku ka ndodhur një tjetër tragjedi e cila jo vetëm që komplikoi zhvillimet e konflikteve të separatistëve të armatosur me ushtrinë ukrainase, por shtoi edhe konkurrencën e fuqive rajonale dhe botërore mbi këtë vend.

    Evropa në javën që kaloi Add new comment Lexo 94 herë Lexo më shumë ...
  • Dita Botërore e Kodsit, manifestim i unitetit të botës islame në mbrojtje ndaj popullit të shtypur të Palestinës  - 2014-07-24
    Dita Botërore e Kodsit, manifestim i unitetit të botës islame në mbrojtje ndaj popullit të shtypur të Palestinës

    Palestina, djep i feve hyjnore, për shkak se ka një pozitë fetare shumë të rëndësishme për myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë, njihet se një vend i shenjtë.

    Islam Add new comment Lexo 91 herë Lexo më shumë ...
  • Përvjetori i martirizimit të Imam Aliut (a.s.)  - 2014-07-18
    Përvjetori i martirizimit të Imam Aliut (a.s.)

    Në këtë program po e prezantojmë me rastin e përvjetorit të martirizimit të Imam Aliut (a.s.), do të flasim rreth testamentit dhe porosive të fundit të Imam Aliut (a.s.).

    Islam Add new comment Lexo 337 herë Lexo më shumë ...
  • Pranvera e lutjes 4  - 2014-07-18
    Pranvera e lutjes 4

    Të nderuar dëgjues shpresojmë të pranohen lutjet dhe faljet e juaja. Jemi përsëri pranë jush në momentet e ndritura të muajit të bekuar të Ramazanit. Ky është muaji i mbushur me mëshirën dhe faljet e Zotit.

    Islam Add new comment Lexo 348 herë Lexo më shumë ...