E Enjëte, 14 Janar 2010 17:32

Zhvillimi i internetit, libri dhe leximi i tij

Zbulimet shkencore dyfishohen çdo 10 vjet dhe gjithashtu shumëfishohet edhe informacioni në lidhje me këto zbulime shkencore. Që kjo sasi e madhe informacionesh të përcillet tek miliona njerëz në botë, nevojiten potenciale të mëdha

 në teknologjinë e komunikacionit të cilat duhet të kenë edhe shpejtësi të jashtëzakonshme. Satelitët, interneti, mediat si radio, televizioni, shtypi dhe libri kanë përgjegjësinë për përcjelljen e rrjedhave të mëdha të informacionit në mbarë botën. Por progresi shkencor dhe teknologjik në botën aktuale është kaq i shpejtë, saqë po shkurtohet çdo ditë distanca mes kohës së një zbulimi shkencor dhe zbatimit të tij në praktikë. Në të kaluarën nevojiteshin 150 vite në mënyrë që një zbulim i madh shkencor të gjente zbatim në praktikë, por gjatë viteve të fundit të shekullit 20, kjo kohë u reduktua shumë. 40 vjet më parë kur në universitetin UCLA, filloi një testim mbi sistemin kompjuterik , askush nuk mendonte se me shpejtësi do të plotësohej ky sistem dhe se interneti do të kishte formën aktuale. Gjatë viteve të fundit, interneti është shndërruar në rrjetin më të madh të komunikacionit mes popujve të botës dhe numri i përdoruesve të internetit në botë, ka kaluar shifrën 1.5 miliard persona. Sipas sondazheve të kryera në vitin 2009, interneti ka kryer një nga ndryshimet më të mëdha në jetën e përditshme të njerëzve të botës.

 48% e të anketuarëve në një sondazh në Europë, e quajtën internetin simbol të dekadës së fundit. Interneti përveçse është kthyer në mjetin më të rëndësishëm të komunikacionit dhe ka përshpejtuar procesin e zhvillimit shkencor në botë, luan një rol të rëndësishëm edhe në ekonominë globale. Kriza financiare në botë gjatë viteve të fundit ka ndikuar edhe në teknologjitë e informacionit dhe komunikacionit. Kompanitë telefonike, televizionet dhe mediat tradicionale, tashmë kërcënohen seriozisht nga interneti. Dan Shiller profesor i universitetit të Ilinoisit dhe autor i librit “Kapitalizmi dixhital” në një artikull shkruan: “ Interneti është një nga mekanizmat më të rëndësishëm që krijon kushtet për zgjerimin e komunikimit social në sistemin kapitalist. Për këtë arsye sundimi mbi internetin është ruajtur me fanatizëm nga SHBA. Amerika ka një rol dhe pozitë të privilegjuar në këtë fushë. Si shembull mund të themi se vendimi përfundimtar në lidhje me sistemin e shpërndarjes së internetit merret nga instancat më të larta të pushtetit në SHBA. Përveç kësaj, të gjitha pajisjet e rrjetit Routing në nivel botëror garantohen nga Amerika dhe sajtet e kërkimit në internet posedohen nga kompanitë amerikane”.

Dan Shiller në vazhdimit të shqyrtimit të rolit të internetit në zgjerimin e kapitalit të SHBA thekson rolin e rëndësishëm të internetit në shkëmbimet ekonomike. Në kulmin e krizës ekonomike, trafiku botëror i internetit në vitin 2009 shënoi një rritje prej 74%. Si rrjedhim, arrijmë në konkluzionin se rrjeti informativ i internetit ka lulëzuar fuqishëm edhe në kushtet e rënda ekonomike globale. Një nga shkaqet e kësaj çështjeje është ndihma e internetit për kultivimin e sektorëve të tjerë të kulturës dhe mediave. Sipas një studimi të ri, në vitin 2010 do të marrin një zhvillim të madh aparaturat e letërsisë elektronike, çka do të ndikojë në shtimin e interesit të përdoruesve të internetit. Kjo metodë do të dëmtojë metodën tradicionale të shitjes së librave për shkak të lehtësirave të shumta që ofron në gjetjen, blerjen dhe leximin e librave. Reklama në internet sëbashku me mundësinë e blerjes elektronike bëhen shkak që librat tu arrijnë me shpejtësi klientëve, çka padyshim do të ndikojë edhe në shtimin e numrit të lexuesve të librave. Libri në të kaluarën ka qenë një nga mjetet kryesore për transferimin e shkencës dhe të civilizimit, por sot edhe ky mjet varet nga teknologjitë e reja. Amerika dhe vendet evropiane që përbëjnë rreth 20% të popullsisë së botës, për shkak të posedimit të teknologjive të reja të botimit dhe shpërndarjes, prodhojnë rreth 70% të librave në botë. Megjithëse sot prodhimi i librit dhe shkencës është një prioritet, nuk është më pak i rëndësishëm edhe potenciali i ofrimit të tyre tek publiku. Vendet e botës tashmë janë më shumë të interesuara për të poseduar teknologji të reja dhe për të marrë sa më shumë informacione në këtë fushë. Këto vende duke shfrytëzuar metoda të reja të mësimdhënies dhe të zhdukjes së analfabetizmit, posedimin e shkencave të reja e kanë kthyer në një prioritet kryesor.

 Si rrjedhim, mund të themi se shfrytëzimi i librit dhe mjeteve të tjera të informimit nga ana e njerëzve do të zgjerohet në të ardhmen. Statistikat shqetësuese për prodhimin e pakët të librave në disa vende të botës, janë bërë shkak që ofrimi i librave dhe kultivimi i kulturës së leximit të librave të kthehet në një nga objektivat serioze të qeverive. Sipas statistikave, në kontinentin e Afrikës për çdo një milion banorë botohen vetëm 20 tituj librash, ndërsa në vendet evropiane për çdo 1 milion banorë botohen mbi 800 tituj librash. Një çështje e rëndësishme është përpjekja për shtimin e numrit të lexuesve të librave nëpërmjet sistemit të mësimdhënies. Mësimdhënia nëpër shkolla, mjetet e komunikacionit publik dhe programimi i kohës së lirë, janë disa nga mënyrat për shtimin e numrit të lexuesve të librit. Në këtë drejtim një shembull i qartë vërehet në shoqërinë iraniane. Niveli i leximit të librave në Iran, tregon se gjatë viteve të fundit është shtuar shumë numri i lexuesve të librave të ndryshëm me tema të shëndetësisë, psikologjisë, sociologjisë dhe teologjisë. Për këtë arsye është rritur mjaft niveli i informimit publik dhe populli iranian është më i interesuar dhe i informuar në lidhje me tema të rëndësishme sociale dhe publike të cilat kanë të bëjnë me fatin e shoqërisë. Gjithashtu, shtimi i botimit të librit në Iran në krahasim me vitet e kaluara dëshmon se edhe publiku iranian është më shumë i interesuar për tu informuar nëpërmjet librave. Padyshim që diçka e tillë ka lidhje direkte me zhvillimin e mjeteve të tjera të komunikacionit.

 Ndër vendet e rajonit të LM, Irani është vendi me numrin më të madh të përdoruesve të internetit. Në vitin 2005, 8% e popullsisë së Iranit, pra afro 5.5 milion persona përdornin internetin, çka shënon një rritje prej 2300% në krahasim me vitin 2000. Shumica e përdoruesve të internetit në Iran janë të rinjtë. Të rinjtë e moshës 18-28 vjeç shumicën e kohës së lirë të tyre e kalojnë duke lexuar artikuj shkencorë në internet për tu njohur me arritjet më të fundit të shkencës dhe teknologjisë. Shumë specialistë parashikonin se me zhvillimin e internetit do të lihet mënjanë kultura e botimit dhe e leximit të librit, por diçka e tillë nuk ndodhi. Interneti si një mjet i rëndësishëm komunikimi, konsiderohet si fenomeni i dekadës së fundit që ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e nivelit të dijeve publike, por zhvillimi i internetit është shoqëruar edhe me shtimin e interesimit të publikut për librin. Në fakt, një nga ndikimet pozitive të zhvillimit të internetit është rritja e numrit të lexuesve të librit dhe shtimi i tirazhit të librave. Në këtë kuadër një vend të veçantë zënë librat që ofrohen në internet dhe që mund të posedohen lehtësisht nga lexuesit në mbarë botën.

Add comment


Security code
Refresh

Programet

  • Shkatërrimi i xhamive, pse?  - 2014-08-23
    Shkatërrimi i xhamive, pse?

    Të gjitha fetë hyjnore dhe shumë shkolla të tjera të mendimit njerëzor posedojnë qendrat e tyre për predikimin e ideve dhe mësimeve të tyre. Të krishterët shkojnë në kishë, çifutët shkojnë në sinagogë dhe zorastrianët në faltoren e zjarrit në mënyrë që secili grup në bazë të bindjeve të tyre të bëjnë adhurimin ndaj Zotit.

    Islam Add new comment Lexo 33 herë Lexo më shumë ...
  • Lindja e Mesme në javën që kaloi 22  - 2014-08-23
    Lindja e Mesme në javën që kaloi 22

    Në fillim do të flasim për Palestinën dhe perspektivën e armëpushimeve të përsëritura në rrjedhën e luftës së gjithanshme të regjimit sionist kundër Gazës dhe më pas do të njihemi me zhvillimet e tjera rajonale si ato në Bahrejn, Siri dhe Irak.

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 39 herë Lexo më shumë ...
  • Imam Xhafer Sadik (a.s.), prijës i dashur i myslimanëve  - 2014-08-22
    Imam Xhafer Sadik (a.s.), prijës i dashur i myslimanëve

    Sot është përvjetori i martirizimit të Imam Xhafer Sadik (a.s.) nipi i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Ai ishte një personalitet i madh dhe dritë e udhëzimit të njerëzve në rrugën e drejtë dhe të shpëtimit. Me rastin e kësaj dite RTV i RII shpreh ngushëllime për të gjithë myslimanët dhe dashamirësit të Ehli Bejtit (a.s.).

    Islam Add new comment Lexo 71 herë Lexo më shumë ...
  • Grusht shteti i 28 Mordadit, një faqe e historisë 60 vjeçare të armiqësisë së Amerikës me Iranin  - 2014-08-21
    Grusht shteti i 28 Mordadit, një faqe e historisë 60 vjeçare të armiqësisë së Amerikës me Iranin

    Grusht shteti amerikano-anglez i vitit 1953, i cili rezultoi me rrëzimin e qeverisë ligjore të Iranit në atë kohë (qeverisë së Dr. Mosadegh), na kujton një periudhë të ndjeshme të historisë politike të Iranit para fitores së Revolucionit Islamik.

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 94 herë Lexo më shumë ...
  • Rrënjët ideologjike të shkatërrimit të varrezave Baki’e nga vehabistët  - 2014-08-20
    Rrënjët ideologjike të shkatërrimit të varrezave Baki’e nga vehabistët

    Territori i Gadishullit Arabik apo i Hisxhazi është një territor i botës islame në të cilin gjenden më së shumti vepra dhe objekte historike që i përkasin shekujve të parë të civilizimit islam. Kjo është për arsye se Hixhazi është vendlindja dhe zanafilla e islamit.

    Islam Add new comment Lexo 132 herë Lexo më shumë ...
  • Evropa në javën që kaloi…22  - 2014-08-20
    Evropa në javën që kaloi…22

    Vazhdimi i luftimeve të përgjakshme në Ukrainë, shtimi i mosmarrëveshjeve mes Rusisë dhe partnerëve të saj evropianë, shqetësimi në rritje mbi avancimet e grupit terrorist ISIS si dhe pakënaqësitë e Anglisë nga rritja e ndikimit të institucioneve të BE ishin disa nga lajmet më të rëndësishme të javës së kaluar në Evropë.

    Evropa në javën që kaloi Add new comment Lexo 123 herë Lexo më shumë ...