E Shtunë, 20 Mars 2010 12:52

Pranvera, stina e ringjalljes

Zëri i hapave të pranverës prish gjumin e dimrit dhe natyrën e kaplon aroma, freskia dhe lëvizja e hareshme e pranverës.

 Edhe era zgjohet nga gjumi. Toka lëviz dhe lirshëm merr frymë të re. Lulëzon çdo pemë dhe drunjtë ringjallen përsëri. Toka e heq nga kraharori i saj një barrë të rëndë dhe qielli, tokës ia prezanton një diell me plot rreze dhe ndriçim. Dhe vjen pranvera. Nëse vështron me kujdes do ta vëresh se lëvizja dhe rilindja e natyrës është një plan madhështor dhe tepër artistik. Sikur bota e krijimit është një libër e hapur që flet në çdo gjuhë të botës dhe përcjellë këtë mesazh: "Bari i gjelbër i botës është zbukurim i botës".

Qëllimi i krijimit është përsosmëria dhe lumturia e njeriut. Dmth. ngritje nga bota fizike dhe atë metafizike dhe afrim me Zotin Fuqiplotë. Njëra nga rrugët e njohjes së Zotit është studimi në ekzistencë dhe natyrë. Të menduarit për bukuritë e botës ndihmon në hapjen e horizonteve drejt kuptimit të së vërtetës absolute. Mjafton që njeriu të hedhë një vështrim në thellësitë e këtyre bukurive natyrore. Rregulli dhe disiplina në natyrë është një shembull i mjaftueshëm që flet për një vepër madhështore artistike e cila njeriun e udhëzon drejt ekzistencës së pafund. Që nga fillimi i historisë së njerëzimit e deri më tani, madhështia e botës së ekzistencës i ka detyruar shumë shkencëtarë të thellohen në mendime dhe studime për sistemin e gjithësisë dhe dinamikës së tij. Të menduarit se kjo botë është e krijuar në bazë të një sistemi dhe disipline, në mendjet e njerëzve që kërkojnë të vërtetën krijon një rizgjim dhe perceptim të jashtëzakonshëm. Në këtë stinë mjafton t'i hidhni një sy lulëzimit pemëve dhe drunjve dhe vlimin e ujit të pastër nëpër ujëvara. Shikoni se si ka çelur filizat e drunjve dhe di buzëqesh lulja, prandaj dhe gjithë kjo bukuri mahnitëse njeriun e detyron të mendojë më thellë në lidhje me atë që e rrethon.

Ndryshimi i stinëve është njëra nga fuqitë më të perceptueshme të Zotit të Madhërishëm.  Në çdo fe hyjnore flitet për freskimin dhe bukuritë e stinës së pranverës dhe theksohet që të merren mësime dhe këshillime nga kjo stinë. Edhe në letërsinë botërore pranvera kuptohet si simbol i të mirave, shëndetit, paqes dhe çdo gjë që ka të bëjë me pastërtinë dhe të bukurën.

Erdh pranvera, gëzohu dhe përvjelju punës 

Çelin shumë lule me aromë të këndshme, ti përsëri të mbetesh në baltë?

Në bari, çdo flet është një fletore e një gjendjeje tjetër

Mjerë për atë që nuk i përvilet punës

Pranvera nënkupton rizgjimin e qiellit, buzëqeshjen e luleve, zhurmën e zogjve dhe ripërtrirjen e natyrës. Natyra është stina e ndryshimit. Natyra është zgjuar dhe me urdhrin e Zotit ka hequr pluhurin nga vetja dhe është freskuar dhe gjallëruar. Në fenë islame natyra konsiderohet si krijesë e Zotit dhe manifestim i mëshirës së Tij. Në suren Nahl të Kur'anit, në ajetin 65 thuhet: "All-llahu lëshoi prej qiellit ujë (shi0 dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që më vëmendje dëgjojnë (e kuptojnë)". Pamja e ndryshimit të mahnitshëm të natyrës është një mësim mjaft i dobishëm për ne, që të mësojmë për ringjalljen tonë në botën tjetër. Duhet të mendojmë për veten dhe të mos neglizhojmë misionin tonë në këtë jetë. Imam Aliu thotë: "Në e sotmja jote është e njëjtë sikur e djeshmja, më të vërtetë je një humbës i madh".

Kur rrethinat e fushave mbulohen me gjelbërime, drunjtë marrin pamjen e gjelbër, këndon bilbili dhe çdo gjë në natyrë merr pamje të re dhe të këndshme, atëherë për ne krijohet një rast shumë i mirë për të organizuar një festë madhështore. Kjo festë është në shenjë të falënderimit të Zotit dhe të mirave që Ai na ka dhënë në stinën e pranverës. Festa e Nevruzit gjithashtu është një manifestim me kuptim të thellë i njerëzimit, për arsye se është e gërshetuar me humanizëm dhe dashuri dhe në anën tjetër qytetit dhe shoqërisë i jpe një aromë dhe bukuri të këndshme.

Në realitet, festa e Nevruzit në fillim të pranverës thekson dimensionin më të veçantë të jetës njerëzore dhe ai është gjallërimi, freskimi i trupit dhe shpirtit dhe lëvizja e vitaliteti i tij. Gjithashtu në Nevruz duhet t'i kushtojmë rëndësi edhe të vërtetës së njeriut. Nevruzi i shoqëruar me pranverën na lajmëron për një jetë të re dhe njeriun e detyron që të bëjë një ndryshim rrënjësor në vete dhe rrethin ku jeton. Ky ndryshim realizohet me përpjekje dhe spiritualitet. Me një shprehje tjetër, Nevruzi tërheq interesin e njerëzve për arsye se është fillimi i stinës së pranverës, në të cilën ndërrohen stinët.  Kështu që, megjithëse ndryshimi i stinëve është një proces natyror, por duke u thelluar në te ne mund që në vete të ndryshojmë shumë gjëra dhe të freskojmë gjithashtu edhe mendjen edhe shpirtin. Zemrat tona mund t'i mbushim me besim, dashuri dhe humanizëm dhe duke kryer vepra të mira dhe duke ndihmuar të tjerët, në rrethin ku jetojmë të përhapim njerëzinë dhe të mirën. Në shpirtrat tona duhet ta largojmë skepticizmin dhe përtacinë dhe të fillojmë një jetë të re me plot hare dhe dinamizëm.

Në lidhje me këtë. Lideri Suprem i Iranit, Ajetullah Khamenei thotë: "Nuk duhet harruar se vullneti i njeriut luan rolin kryesor gjatë ndryshimeve. Në qoftë se njeriu dëshiron të bëjë ndryshime në shoqërinë, shtetin dhe në jetën e tij, atëherë ai në fillim duhet të ndryshojë brendësinë e tij. Ndryshimi moral dhe i brendshëm, ikja drejt njerëzimit, nënshtrimi me devotshmëri para Zotit Fuqiplotë janë ndryshime  që sigurojnë lumturinë e njeriut".

Stina e pranverës është stina e ringjalljes dhe Nevruzi është një festë e rizgjimit që ndihmon njeriun të përfitojë dije dhe njohuri, ashtu siç ka thënë edhe hz. Muhammedi s.a.v.s.: "Ai i cili nuk kupton dhe nuk mëson nga ndryshimet e kësaj bote, është njeriu më i humbur në këtë jetë".

Nevruzi është lutje për të ndryshuar dhe për tu gjelbëruar. Kështu që në kohën e ndryshimit të viteve, i ngremë duart lartë  dhe nga Zoti kërkojmë që në brendësinë tonë të krijojë ndryshimin më të shkëlqyeshëm. Madje edhe nëse kemi gjendje të mirë, nga Ai kërkojmë që këtë gjendje të na bëjë edhe më të mirë. Në lutjen e Nevruzit themi: "O Ndryshues i zemrave dhe shikimeve tona, o mbikëqyrës i natës dhe i ditës, o ndryshues i gjendjes dhe gjendjeve tona, na ndrysho gjendjen tonë në formën më të mirë që është e mundur".

Pranvera është mësim për njohjen e Zotit dhe botës tjetër. Kur'ani i Shenjtë, festën e pranverës e prezanton si ndriçim të jetës dhe ringjallje në botën tjetër. Në ajetin 9 të sures Fater thuhet: "All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja”. Al'lame Tabatabai, komentuesi i madh i Kur'anit, shkruan: "Zoti i ditën e ringjalljen në ditën e kiametit e krahason me rizgjimin e tokës me qëllim që neve të na bëjë me dije se ashtu që çdo njeri që lind padyshim se do ta shijojë edhe vdekjen. Kur përfundon jeta e njeriut në tokë ai përsëri do të ringjallet dhe pasi të ringjallet ai shpërndahet në tokë". Prandaj dhe është thënë se ardhja e pranverës na përkujton ringjalljen.

Nëse njerëzit marrin mësim nga kjo natyrë e bukur atëherë këtë stinë mund ta quajmë një fillim të ri dhe të mbarë dhe ditë të re, e mbushur me plot gëzime dhe hare. Në qoftë se njerëzit me ndryshimin e stinëve ndryshojnë edhe brendësitë e tyre, atëherë me të vërtetë atyre duhet t'i themi 'Urime Nevruzi".

 

Pranvera ka gjelbëruar dhe zbukuruar fushat dhe malet

Fytyrat e i ka bërë të qeshura

Rrugët mbushen plot gëzim dhe lumturi

Në tokë fillojnë dashuri të reja

Poeti iranian, Hafezi duke numëruar gjithë këto të mira të pranverës, beson se megjithë këto bukuri dhe të mira të pranverës, dhe sidomos çeljes së luleve dhe drunjve, njeriu nuk duhet të lidhë zemër për këto. Për arsye se gjithë këto bukuri janë të kalueshme dhe me ardhjen dhe ikjen e stinëve duhet të kuptojmë për ardhjen dhe ikjen e gjeneratave. Në këtë mes mësojmë se nuk duhet t'i besojmë gjërave të kalueshme, por duhet ta shfrytëzojmë këtë rast që e kemi në këtë jetë.

Bilbil, mos u mashtro nga buzëqeshja e trëndafilit

Nëse kjo jetë ka të mira, nuk duhet besuar trëndafilit

 

 

 

 

Add comment


Security code
Refresh

Programet

  • Menaxhimi i kohës nga pikëpamja e Imam Aliut (as)  - 2014-04-12
    Menaxhimi i kohës nga pikëpamja e Imam Aliut (as)

    Ne emer te Zotit

    Koha është një nga pasuritë më të çmuara të çdo njeriu dhe është një kapital i pakompensueshëm në dorën e njeriut. Kjo pasuri e madhe mund të jetë e dobishme për njeriun, në rast se kontrollohet dhe menaxhohet në mënyrë të drejtë.

    etc Add new comment Lexo 121 herë Lexo më shumë ...
  • Ekonomia rezistente, tejkalim i vështirësive, investim për të ardhmen  - 2014-04-13
    Ekonomia rezistente, tejkalim i vështirësive, investim për të ardhmen

    Ne emer te Zotit

    Shpallja e politikave të përgjithshme të ekonomisë rezistente nga ana e Lideri suprem të Revolucionit Islamik për funksionarët e sistemit të RII, dëshmon për rëndësinë e madhe të kësaj çështje.

    Iran Add new comment Lexo 118 herë Lexo më shumë ...
  • Jeta dhe vepra e Dr. Bastani Parizi  - 2014-04-13
    Jeta dhe vepra e Dr. Bastani Parizi

    Ne emer te Zotit

    Profesorit të nderuar Bastani Parizi ku do të prezantojmë disa aspekte të personalitetit dhe veprës së tij.

    etc Add new comment Lexo 118 herë Lexo më shumë ...
  • Analiza e një raporti me qëllime politike për të drejtat e njeriut në Iran (1)  - 2014-04-13
    Analiza e një raporti me qëllime politike për të drejtat e njeriut në Iran (1)

    Ne emer te Zotit

    Takimi i 25 i Këshillit të Drejtave të Njeriut të OKB është zhvilluar nga 3 deri 28 Marsi. Është raportuar se në këtë mbledhje katër javore janë prezantuar dhe analizuar mbi 100 raporte në lidhje çështje të ndryshme të të drejtat e njeriut si dhe rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës.

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 116 herë Lexo më shumë ...
  • Irani në vitin 1392, pika kulmore e bisedimeve bërthamore  - 2014-04-13
    Irani në vitin 1392, pika kulmore e bisedimeve bërthamore

    Në emër të Zotit 

    Për mendimin e shumë analistëve, viti 1392 shënoi një pikë kulmore në procesin e bisedimeve mes Iranit dhe G 5+1 (5 anëtarët e përhershëm të KS të OKB plus Gjermania). Më ardhjen në pushtet të qeverisë së presidentit Hasan Ruhani, u krijua një klimë e re për rifillimin e bisedimeve bërthamore.

    Iran Add new comment Lexo 120 herë Lexo më shumë ...
  • Dita kombëtare e teknologjisë bërthamore, pikë kulmore në rrugën e progresit të Iranit  - 2014-04-12
    Dita kombëtare e teknologjisë bërthamore, pikë kulmore në rrugën e progresit të Iranit

    Përshëndetje për ju të nderuar dëgjues. Me rastin e 20 farvardinit sipas kalendarit H.Sh, që në kalendarin iranian përkujtohet si dita kombëtare e teknologjisë bërthamore, kemi përgatitur një program të cilin ju ftojmë ta ndiqni në vazhdim.

    Iran Add new comment Lexo 134 herë Lexo më shumë ...