E Shtunë, 17 Prill 2010 09:03

Roli i energjisë bërthamore në prodhimin e energjisë elektrike si një energji e pastër

Që prej vitit 1879 kur shpikësi amerikan Tomas Edison shpiku llampën, u diskutua cështja e prodhimit të elektricitetit. Gradualisht u shtuan mundësitë për prodhimin dhe shfrytëzimin e energjisë elektrike.

  Fillimisht u shfrytëzuan lendët djegëse fosile si qymyrguri dhe produktet e naftës për prodhimin e energjisë elektrike dhe më vonë në vendet me burime të mëdha ujore u ndërtuan hidrocentralet për prodhimin e energjisë elektrike. Megjithatë, derei tani lëndët djegëse fosile kanë luajtur rolin kryesor në prodhimin e energjisë. Në dekadat e para të shekullit 20 shkencëtarët zbuluan burim të ri energjitik për prodhimin e energjisë elektrike. Kjo energji prodhohet nëpërmjet shpërbërjes së bërthamës së atomit. Por SHBA duke shfrytëzuar këtë burim energjie prodhoi bombën atomike të cilën e përdori në vitin 1945 kundër Japonisë duke shkatërruar qytetet Hiroshima dhe Nagasaki. Në këtë mënyrë, për herë të parë energjia bërthamore u përdor për shkatërrimin e njerëzimit. Pas luftës së dytë botërore shkencëtarët u përqendruan në shfrytëzimin e enbergjisë bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike dhe nga viti 1966 deri në vitin 1985 u ndërtuan shumë centrale atomike. Në fillim të viteve 1970, kriza e naftës e krijuar nga konflikti arabo-izraelit e shtoi vëmendjen për shfrytëzimin e biurimeve të reja të energjisë. Që prej vitit 1986, pas rënies së cmimit të naftës dhe pas aksidenteve në centralet bërthamore Cernobil në Ukrainë dhe Three Mile Island në SHBA, u ngadalësua ritmi i ndërtimit të këtyre centraleve. Gjatë vitëve të fundit rritja e cmimit të naftës, ndotja e ambientit si dhe forcimi i standardeve të sigurimit të centrealeve atomike i dha hov ndërtimit të centraleve të reja atomike. Në centralet atomike, nga shpërbërja e atomeve krijohet një nxehtësi e lartë dhe avull uji që vë në lëvizje turbinat të cilat vënë në punë gjeneratorët që prodhojnë energji elektrike. Natyrisht, për shkak të reaksioneve bërthamore, krijohen edhe mbeturina të cilat janë të rrezikshme sepse kanë rreze radioaktive, prandaj ato duhet të groposen në vende të sigurta. Shkaku i përdorimit të energjisë bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike është se kjo energji është e pastër. Shfrytëzimi intensiv i burimeve fosile si nafta,gazi, gazoili,qymyrguri etj ka krijuar rreziqe serioze për klimën dhe ambientin.Vazhdimi i këtij procesi do të ndikojë tepër negativisht edhe në jetën e njerëzimit.

Dr. Bernard Cohen, studiues amerikan përmbledh faktorët dëmtues të klimës dhe mjedisit nga shfrytëzimi i enegjive fosile dhe shkruan:"Problemet më themelore janë: Ngrohja globale që shkakton ndryshime të thella klimatike, shirat acidikë që shkatërrojnë pyjet dhe zhdukin peshqit dhe ndotja e madhe e ajrit dhe të gjithë këta faktorë kërcënojnë seriozisht jetën e njerëzimit ."

Shfrytëzimi i burimeve të pastra për prodhimin e energjisë elektrike duket se është një domosdoshmëri. Deri tani për prodhimin e energjisë elektrike janë përdorur edhe burime të tilla si energjia e ujit, e erës dhe e diellit, por këto burime kanë një shtrirje të kufizuar gjeografike dhe nuk mund të shfrytëzohen ne rajonet që nuk kanë burime ujore, erëra të forta dhe energji diellore. Energjia bërthamore, ka një pozitë të vecantë ndër energjitë e pastra. Aktualisht, 15 % e enegjisë elektrike në botë prodhohet nëpërmjet energjisë bërthamore. Cdo vit, centralet atomike pengojnë clirimin e 8 % të gazit të dioksidit të kabonit në hapësirë. Sigurisht shtimi i centraleve atomike do të ndikojë në krijimin e ajrit dhe ambientit më të pastër. Përveç kësaj, centralet atomike në krahasim me centralet që shfrytëzojnë lëndë djegëse fosile, përdorin më pak lëndë djegëse dhe prodhojnë më shumë energji. Edhe ndotjet dhe mbeturinat e tyre janë më të pakta.

Nga ana tjetër burimet energjitike fosile janë të shterueshme dhe nuk janë të riciklueshme. Këto burime janë të kufizuara dhe nuk mund të garantojnë për një kohë të gjatë nevojat e njerëzimit për energji. Si rrjedhim është e domosdoshme të mendohet për burime të reja energjitike, sepse shfrytëzimi i naftës dhe nënprodukteve të saj për prodhimin e energjisë elektrike nuk është i logjikshëm dhe i leverdisshëm nga aspekti ekonomik. Sipas studimeve, sasia e uraniumit në koren e tokës është e konsiderueshme dhe për shumë vite mund të garantojë prodhimin e energjisë bërthamore.

Natyrisht, kritikët kanë vlerësuar disa të meta për energjinë elektrike që prodhohet me energji bërthamore dhe e kanë quajtur të dëmshme dhe të panevojshme. Ata bazohen në faktin se ndërtimi i centraleve atomike kushton shumë dhe këto centrale kanë nevojë për mekanizma të ndërlikuara për të plotësuar standardet e sigurimit. Megjithëse kostoja e ndërtimit të një centrali atomik është më e lartë se e centraleve të tjera, prodhimi i energjisë elektrike në këto centrale është më i madh dhe më i lirë sesa energjia që prodhohet ne llojet e tjerë të centraleve. Kritikët theksojnë se aksidentet e ndodhura në disa centralë atomikë dëshmojnë se ata janë të rrezikshëm, por duhet se edhe llojet e tjera të centraleve kanë rreziqet e tyre. Respektimi rigoroz i normave të sigurimit dhe groposja e mbetjeve radioaktive eleminojnë rreziqet që paraqesin centralet atomike. Mbetjet radioaktive janë në sasi të pakta dhe mund të eliminohen duke u groposur në thellësinë e tokës. Nuk duhet harruar se energjia elektrike e prodhuar me energji bërthamore është e pastër dhe e lirë ndryshe nga burimet energjitike fosile që janë faktori kryesor i ndotjes së klimës dhe ambientit. Si rrjedhim vendet e botës  po përpiqen të prodhojnë energji elektrike me anë të energjisë bërthamore dhe aktualisht në botë janë aktivë 439 centrale atomike në 32 vende të botës. Amerika me 105 centrale atomike ndodhet në vend të parë dhe 20 % e energjisë elektrike në këtë vend prodhohet në këto centrale. Më pas ndodhet Franca me 59 centrale atomike që prodhojnë 80% të energjisë elektrike në këtë vend. Edhe Japonia 1/3 e nevojave të saj për energji elektrike e plotëson me anë të energjisë bërthamore. Kohët e fundit këto vende kanë deklaruar se kanë në plan zgjerimin e centraleve atomike. Nga ana tjetër, India dhe Brazili kanë plane për shtimin e përdorimit të energjisë bërthamore dhe në këtë fushë janë aktivë edhe vendet e tjera të Azisë dhe Europës lindore. Agjensia botërore e energjisë ka parashikuar që deri në vitin 2020 të dyfishohet sasia e energjisë elektrike që prodhohet nga energjia bërthamore.

Edhe RII po përpiqet për shfrytëzimin e llojeve të reja të energjisë.Progreset e dukshme të Iranit në fushën e teknologjisë bërthamore kanë krijuar kushtet që Irani në programet e tij të zhvillimit të marrë parasysh prodhimin e energjisë elektrike me anë të centraleve atomike. Centrali i parë atomik i Iranit ndodhet në fazën e përfundimit dhe po ndërtohet në bashkëpunim me Rusinë në rajoni Bushehr dhe ka një kapacitet prej 1000 MGË. Në bazë të vendimeve të Parlamentit iranian, qeveria iraniane është e obliguar që të garantojë prodhimin e 20 mijë MW energji elektrike nëpërmjet energjisë bërthamore dhe në këtë kuadër Agjencia e energjisë atomike të Iranit ka projektuar planet për ndërtimin e centraleve të reja atomike në bashkëpunim edhe me vendet e tjera. Në këtë mënyrë RII në bazë të potencialeve të veta dhe në bashkëpunim me ANEA është e vendosur për shfrytëzimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore. Gjithashtu Irani është i gatshëm që përvojat e tij ti transferojë në vendet e tjera në bashkëpunim me ANEA. Irani duke poseduar teknologjinë e pasurimit të uraniumit radhitet në 10 vendet e botës që prodhojnë lëndë djegëse bërthamore.

Add comment


Security code
Refresh

Programet

  • Ukraina në ferrin e Lindjes dhe Perëndimit  - 2014-09-13
    Ukraina në ferrin e Lindjes dhe Perëndimit

    Ne Emer Te Zotit

    Gjatë muajve të fundit, Ukraina po përballet me një situatë tragjike. Në fakt, ky vend është kthyer në arenë të konfrontimit gjeopolitik mes Rusisë dhe perëndimit dhe deri tani krizës në Ukrainë nuk po i duket fundi.

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 231 herë Lexo më shumë ...
  • Evropa në javën që kaloi (25)  - 2014-09-13
    Evropa në javën që kaloi (25)

    Ne Emer Te Zotit

    Xhorxh Gallovi, komentator i rrjetit televiziv Press Tv dhe deputet në parlamentin britanik, është sulmuar fizikisht për shkak të deklaratave të tij anti-izraelite. Xhorxh Gallovi në një intervistë me Press Tv, që u publikua javën e kaluar, tha se sulmi ndaj tij është sulm ndaj parlamentarizmit dhe demokracisë në Britani dhe për fat të keq parlamenti britanik ka heshtur përballë këtij sulmi.

    Evropa në javën që kaloi Add new comment Lexo 210 herë Lexo më shumë ...
  • Irani në pasqyrën javore (24)  - 2014-09-12
    Irani në pasqyrën javore (24)

    Ne Emer Te Zotit

    Lideri suprem i Revolucionit islamik javën e kaluar zhvilloi një takim me presidentin dhe anëtarët e kabinetit qeveritar me rastin e Javës së qeverisë. Pasi nderoi dhe kujtoi martirët Muhamed Ali Raxhaji dhe Muhamed Xhavad Bahonar, ish president dhe kryeministër i Iranit, lideri suprem tha:

    Irani në pasqyrën javore Add new comment Lexo 224 herë Lexo më shumë ...
  • Reagimi i Amerikës ndaj akteve terroriste, nga 11 Shtatori e deri tani  - 2014-09-12
    Reagimi i Amerikës ndaj akteve terroriste, nga 11 Shtatori e deri tani

    Ne Emer Te Zotit

    Jemi në prag të 13 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA dhe aktualisht grupi terrorist ISIS dhe grupe të tjera të ngjashme me të, çdo ditë po masakrojnë njerëz të pafajshëm në Irak, Siri dhe vende të tjera. Ish presidenti amerikan Bush, disa orë pas sulmit kundër kullave binjake në Nju Jork, foli për luftën kundër terrorizmit.

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 223 herë Lexo më shumë ...
  • Amerika në një vështrim të brendshëm…25  - 2014-09-12
    Amerika në një vështrim të brendshëm…25

    Ne Emer Te Zotit

    Javën e kaluar, grupi terrorist ISIS ekzekutoi me prerje të kokës një tjetër gazetar amerikan në Siri. Stiven Sotlof. Pas njoftimeve për ekzekutimin e gazetarit amerikan Steven Sotloff, nga grupi ISIS, disa ligjvënës amerikanë kërkuan veprime urgjente nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS. Qeveria amerikane deklaroi se do të dërgojë 350 trupa shtesë në Irak.

    Amerika Në Një Vështrim Add new comment Lexo 225 herë Lexo më shumë ...
  • Hixhabi dhe ndikimi i tij në shëndetin e individit dhe shoqërisë  - 2014-09-07
    Hixhabi dhe ndikimi i tij në shëndetin e individit dhe shoqërisë

    Hixhabi konsiderohet si një nga mësimet më të rëndësishme dhe më të avancuara të Islamit që ka një ndikim të madh për femrën dhe shoqërinë. Në këtë emision do të flasim mbi disa efekte të hixhabit në shëndetin e femrave në kuptimin individual dhe shoqëror.

    Islam Add new comment Lexo 345 herë Lexo më shumë ...