E Diel, 16 Maj 2010 20:48

Ndikimi i medias tek femra dhe familja

Simpoziumi ndërkombëtar i femrave myslimane dijetare

Sot ne jemi rrethuar nga një numër i madh mediash dhe mjeteve të ndërlidhjes publike. Në botë ekzistojnë shumë pak njerëz që të paktën një orë në ditë të mos përdorin mjete të tilla si televizori, radioja, sateliti, celulari, etj.

 Përdorimi i mjeteve dhe teknologjisë së re në krijimin e lidhjeve dhe komunikacionit mes njerëzve ka ndikim të thellë në marrëdhëniet familjare dhe sociale. Fatkeqësisht sot një pjesë e madhe e medias në botë, është në duart e sistemit kapitalist. Ata duke përdorur mjetet mediatike dhe kulturore, përpiqen të ndikojnë tek vendet e tjera dhe ti vendosin ato nën sundimin politik të tyre. Herbert Shiller shkrimtar amerikan thotë: Në kohën kur një vend përpiqet të përhapë ndikimin e tij politik dhe ekonomik tek vendet e tjera, natyrisht mundohet të përhapë edhe kulturën e tij. Sipas Shiller ndër mjetet që përdoret më shumë nga perëndimi për të ndikuar tek vendet e tjera janë mjetet e komunikimit publik si televizioni, radioja dhe shtypi. Sot pozicioni i medias dhe ndikimi i saj në shoqëri dhe familje, është një temë që po shqyrtohet me vëmendje nga dijetarët dhe teoricienët. Në këtë kuadër një grup femrash përfaqësuese të 19 vendeve të botës, kanë marrë pjesë në simpoziumin e dytë ndërkombëtare të femrave myslimane dijetare që u zhvillua në Teheran.

Familja është një organ i shenjtë dhe element bazë i shoqërisë. Ekzistenca e shoqërisë është e ndikuar drejtpërdrejtë nga ekzistenca e familjes dhe çështje të tilla si degjenerimi në shoqëri kanë ardhur si rezultat i veprimtarisë së familjes. Për të pasur një familje të bashkuar dhe unike është e nevojshme ruajtja e lidhjes në brendësi të saj. Sigurisht që në jetë ekzistojnë elementë të shumtë që kërcënojnë seriozisht këtë lidhje në familje dhe një nga këta elementë është dhe keqpërdorimi i mediave publike në perëndim ku paraqiten programe të papërshtatshme. Në krijimin dhe ruajtjen e kulturës dhe traditës së një fisi, femra luan një rol kryesor. Tërheqja e femrës drejt së bukurës shton akoma më shumë ngrohtësinë e një familjeje, por pikërisht një ndjenjë e tillë nëse nuk kontrollohet dhe nëse nuk shfrytëzohet si duhet, kthehet në një element shkatërrues dhe degradues. Pozicioni i femrës në familje mund të lartësojë vlerat dhe mundësitë e fëmijëve, por roli i saj mund të ketë edhe ndikim të kundërt. znj. Lale Eftekhari, deputete e parlamentit islamik të Iranit, në simpoziumin e zhvilluar në Teheran ka thënë: Sjellja dhe roli i femrës ashtu siç mund të nxjerrë në jetë fëmijë të denjë dhe shembullorë, mund ti japë shoqërisë edhe fëmijë që kanë një edukatë të papërshtatshme sociale. Në median perëndimore femra përdoret si element reklamues dhe si mjet për plotësimin interesave të kapitalistëve. Pikërisht një fakt  tillë dobëson pozicionin e vërtetë dhe njerëzor të femrës. Ajo thotë se në Iran është përpiluar një dokument në të cilin përcaktohet kuptimi i vërtetë dhe ligjor i femrës në familje dhe shoqëri duke u bazuar në mësimet fetare, dokument i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë specialistëve ndërkombëtarë.

Roli i femrës në ekonominë familjare dhe përcaktimi i shembullit të konsumit janë disa nga temat e trajtuara prej medias. Mediat të cilat ndjekin unifikimin e kulturës ose me fjalë të tjera çështjen e globalizimit, propagandojnë zgjerimin e frymës konsumuese tek femrat. znj. Mehrshad Shababi, profesoreshë universiteti në simpoziumin e Teheranit ka folur për përdorimin e femrës si faktor i ndryshimit të sjelljes së familjes dhe thotë: " Mediat luajnë një rol të madh në paraqitjen e mënyrës së konsumit, të cilat kanë si pikësynim kryesor familjen. Media publike është një element kryesor në zgjerimin e kulturës, zhvillimin dhe progresin, si dhe njohjen e opinionit publik. Për këtë arsye media mund të luajë një rol të veçantë në paraqitjen e modelit shembullor të konsumit në familje dhe në ndryshimin e sjelljeve të njerëzve".

Media ka ndikim të dyfishtë. Ajo me veprimtarinë e saj mund të zgjerojë kulturën e përdorimit të veshjes islamike, ndërsa nga ana tjetër, mund të kultivojë kulturën e zhveshjes dhe sjelljeve degjeneruese. Sot një numër i madh mediash me programet e tyre imorale kanë vënë në pikëpyetje vendin që i takon femrës. Qëllimi i këtyre mediave është ndryshimi i kulturës etike të vendeve të ndryshme në botë. Dr. Hia Thamer, rektore e universitetit të jurisprudencës në Katar ndikimin e medias në çështjet e nderit e ka cilësuar tepër të rëndësishëm dhe thotë: " Rezultati i nderit është përfitimi i shoqërisë nga bereqeti i shëndetit. Në shoqërinë islame ekzistojnë elementë të shumtë që kërcënojnë vlerat e nderit. Si shembull mund të përmendim largimin nga feja, dobësimi i rolit edukues dhe udhëzues i familjes dhe paraqitja e elementëve devijues të kulturës." Ajo më tej shton: " Në kohën kur e dimë se media mund të përhapë degjenerimin dhe mospërdorimin e hixhabit, ne duhet të bëjmë përpjekje të shumta për tu përballur me elementët që sjellin degjenerim në shoqëri në mënyrë që shoqëria të ruajë nderin dhe moralin e saj.

Znj. Shaleh Shakib shkrimtare dhe gazetare nga Bahrejni,në këtë simpozium ka folur për ndikimin e madh të mediave në përhapjen e pastërtisë në shoqëri dhe thotë: " Mediat publike kanë një rol të madh në uljen e pastërtisë së shoqërisë dhe injektimin e degjenerimit në të. Siguria është një ndjenjë e çdo njeriu dhe vendosja e qetësisë pa siguri nuk është e mundur. Sot disa nga mediat në perëndim me programet e tyre kanë vënë në rrezik sigurinë vendeve të tjera duke nxitur instinktet seksuale të të rinjve. Ato me thirrje si liria, barazia, femrat i përdorin si një mjet në shërbim të meshkujve. Një rol i rëndësishëm i medias është ndikimi i saj në opinionin publik, vlerat dhe kulturat e shoqërive. Znj. Hasenat Ouz Sati, dijetare nga Sudani duke theksuar në faktin se familja myslimane është një prej objektivave të medias ka thënë: Sot media perëndimore duke përdorur potencialin e saj gjithëpërfshirës në botë, përpiqet të ndikojë në opinionin publik. Kjo media përpiqet të tërheqë rreth saj të rinjtë të cilët janë e ardhmja e progresit dhe zhvillimit të vendit. Ajo thotë se teleshikuesit duhet të kenë kujdes dhe të njihen me qëllimet e medias në mënyrë që të mos bien në grackën e tyre. Ajo për tu përballur me qëllimet e këtyre mediave, ka propozuar krijimin e një medie të bazuar në vlerat dhe bazat islamike.

Sot, mediat perëndimore me interpretimin e ndryshëm të realitetit, përpiqen të fshehin qëllimet e tyre të vërteta. Znj. Zejneb Alsafar, profesoreshë e universitetit në Liban thotë: Ne jetojmë në një botë të mbushur me rrjete të ndryshme politike, kulturore dhe sociale. Fuqitë e mëdha derdhin shuma të mëdha parash në këto rrjete me qëllim që të ndryshojnë realitetet. Ajo në përballje me këtë fenomen propozim bashkëpunimin e gjerë dhe unifikimin e mendimeve të femrave myslimane me qëllim që të gjitha sëbashku të përpiqen për të ruajtur kulturën islamike dhe për tu përballur me sulmin kulturor të të huajve. znj Beshri Rahman profesoreshë nga Pakistani lidhur me ndikimin e medias në botën e sotme thotë: " Interneti dhe mediat elektronike në mënyrë virtuale e paraqesin botën e sotme si një libër të madh. Zgjerimi i valës së internetit, për botën ka krijuar edhe shumë dëme të rënda. Sot fuqitë në botë për të sunduar mbi vendet e tjera, në vend të përdorimit të opsionit ushtarak, kanë filluar të përdorin një mjet tjetër që quhet lufta e butë. Ato përpiqen ti detyrojnë vendet e tjera të flasin gjuhën e tyre dhe të ndjekin kulturën e tyre. Si rezultat, këto fuqi mundohen tu imponojnë brezave të ardhshëm kulturën perëndimore.

Shekulli i 21-të është momenti kur myslimanët duhet të zgjohen, sepse mediat janë duke injektuar në opinionin publik disa ide false dhe të padrejta kundër myslimanëve, duke i quajtur ata terroristë dhe ekstremistë. Ato Xhihadin në rrugine  Zotit e cilësojnë agresivitet dhe dhunë. Mediat perëndimore duke injektuar këto ide të padrejta, përpiqen të mbulojnë dhe fshehin të vërtetën. Në këtë mes femrat myslimane kanë një detyrë tepër të rëndësishme dhe duhet të edukojnë dhe njohin fëmijët e tyre me bazat dhe kulturën e tyre kombëtare dhe fetare. Në këtë mes është e nevojshme njohja e kapacitetit të femrave dhe rritja e nivelit të tyre shkencor për të krijuar lidhje me brezat e ardhshëm.

Të nderuar dëgjues, në fund të samitit të dytë ndërkombëtare të femrave myslimane dijetare në Teheran u përpilua edhe një deklaratë përfundimtare në të cilën kërkohet një pjesëmarrje e gjerë dhe aktive e femrës myslimane në fushën e medias. Përveç kësaj, në këtë deklaratë theksohet në rolin e pazëvendësueshëm të femrës në parandalimin e ndryshimeve në identitetin e familjes dhe në përballjen me sulmet kulturore të të huajve.

Add comment


Security code
Refresh

Programet

  • Raport analitik mbi zhvillimet më të fundit në Siri  - 2014-04-18
    Raport analitik mbi zhvillimet më të fundit në Siri

    Damask – IRIB - Halebi nën zjarr, ndoshta është përkufizimi më i përshtatshëm që mund të përshkruajë me pak fjalë situatën aktuale në disa prej qyteteve të prekura nga lufta në Siri.

    Artikuj Add new comment Lexo 31 herë Lexo më shumë ...
  • Menaxhimi i kohës nga pikëpamja e Imam Aliut (as)  - 2014-04-12
    Menaxhimi i kohës nga pikëpamja e Imam Aliut (as)

    Ne emer te Zotit

    Koha është një nga pasuritë më të çmuara të çdo njeriu dhe është një kapital i pakompensueshëm në dorën e njeriut. Kjo pasuri e madhe mund të jetë e dobishme për njeriun, në rast se kontrollohet dhe menaxhohet në mënyrë të drejtë.

    etc Add new comment Lexo 227 herë Lexo më shumë ...
  • Ekonomia rezistente, tejkalim i vështirësive, investim për të ardhmen  - 2014-04-13
    Ekonomia rezistente, tejkalim i vështirësive, investim për të ardhmen

    Ne emer te Zotit

    Shpallja e politikave të përgjithshme të ekonomisë rezistente nga ana e Lideri suprem të Revolucionit Islamik për funksionarët e sistemit të RII, dëshmon për rëndësinë e madhe të kësaj çështje.

    Iran Add new comment Lexo 206 herë Lexo më shumë ...
  • Jeta dhe vepra e Dr. Bastani Parizi  - 2014-04-13
    Jeta dhe vepra e Dr. Bastani Parizi

    Ne emer te Zotit

    Profesorit të nderuar Bastani Parizi ku do të prezantojmë disa aspekte të personalitetit dhe veprës së tij.

    etc Add new comment Lexo 216 herë Lexo më shumë ...
  • Analiza e një raporti me qëllime politike për të drejtat e njeriut në Iran (1)  - 2014-04-13
    Analiza e një raporti me qëllime politike për të drejtat e njeriut në Iran (1)

    Ne emer te Zotit

    Takimi i 25 i Këshillit të Drejtave të Njeriut të OKB është zhvilluar nga 3 deri 28 Marsi. Është raportuar se në këtë mbledhje katër javore janë prezantuar dhe analizuar mbi 100 raporte në lidhje çështje të ndryshme të të drejtat e njeriut si dhe rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës.

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 205 herë Lexo më shumë ...
  • Irani në vitin 1392, pika kulmore e bisedimeve bërthamore  - 2014-04-13
    Irani në vitin 1392, pika kulmore e bisedimeve bërthamore

    Në emër të Zotit 

    Për mendimin e shumë analistëve, viti 1392 shënoi një pikë kulmore në procesin e bisedimeve mes Iranit dhe G 5+1 (5 anëtarët e përhershëm të KS të OKB plus Gjermania). Më ardhjen në pushtet të qeverisë së presidentit Hasan Ruhani, u krijua një klimë e re për rifillimin e bisedimeve bërthamore.

    Iran Add new comment Lexo 217 herë Lexo më shumë ...