E Premte, 07 Dhjetor 2012 00:35

Reforma arsimore në Shqipëri

Reforma arsimore në Shqipëri

Reforma arsimore në Shqipëri dhe ecuria e kësaj reforme në sistemin universitar shqiptar, por edhe problemet e tjera që ndalin nga këto procese mjaft të rëndësishme pedagogjik. Zv/ministrja e arsimit dhe shkencës Nora Malaj flet për këto probleme.

 

Mendoni se kjo reformë ka ecuri dhe në sistemin universitar shqiptar znj. Malaj dhe si është gjendja aktuale në universitetet shqiptare qofshin ato publike apo private?

Përgjigje: Universitetet në Shqipëri kanë atë që quhet autonominë e tyre jo vetëm akademike por edhe menaxhimin e aktiviteteve dhe veprimtarisë së tyre. Sigurisht punojnë në sinkronizim me ministrinë e arsimit. Ne jemi pjesa politikbërëse dhe ata janë ekzekutivët për të realizuar pritshmërinë. Një arsye e rëndësishme është fakti se të gjitha palët mundohen që të krijojnë lidhjet dhe urat pasi e dini se sistemi i arsimit bazë është arsimi para-universitar i cili vjen në formën e spirales dhe kurorëzohet me arsimin universitar dhe më pas me studimet e thelluara. Ajo që është e rëndësishme është fakti se shqiptarët kanë dëshirë për të studiuar edhe në rastet kur ndonjëherë ka pasur probleme, debate apo diskutime, kam shikuar me sensin pozitiv, atje ku ka debate aty ka edhe gjëra pozitive.

Këta të rinj që mbarojnë universitetet, çfarë perspektive kanë për punësim? Këtë gjë ata do ta diskutojnë edhe në një konferencë të veçantë e cila mbahet këtë vit?

Përgjigje: Këshilli Studentor i të rinjve do të realizojë një konferencë. Ne kemi bashkëpunuar me ta, kemi një vite që bashkëpunojmë me ta në kuadër të të drejtës që kanë të rint për tu punësuar dhe për tu vetëpunësuar. Dhe me datën 12 do të jetë pikërisht një udhëzim për të rinjtë se si ata mund të realizojnë vetëpunësimin. Ky është sistem që do të futet edhe në ciklin e arsimit parauniveristar që do të thotë që kur është fëmija i vogël duhet të kuptojë secilën fjalë. Vetë sipërmarrja roli që ai duhet të menaxhoj me jetë, ne po e dimë që po lind individi, ai duhet të jetë i aftë të menaxhojë gjërat e tij dhe të mësohet ngadalë të marrë dozën e nevojshme në mënyrat që të realizoj pritshmëritë.

Dhe kujt i drejtohet konkretisht znj. Malaj?

Përgjigje: I drejtohet drejtpërsëdrejti rinisë, është e rëndësishme që në momentin kur ke fituar lirinë duhet maresh përgjegjësinë. Përgjegjësit fillojnë jo në momentin kur ti merr të drejtën e diplomimit, por këtë diplomë që ti e ke vlerë, pasi vlera ka qenë edhe investim që ke bërë, do ta vësh në jetë duke jo vetëm duke kërkuar dhe duke dashur të rekrutohesh në institucionet e ndryshme, pa dashur që sapo ke mbaruar diplomën të bëhesh drejtor, dhe kjo është pastaj të kapërcesh shumë shpejt shkallët, por duke patur parasysh aftësitë e tua prirjet që ti ke, pritjet që ti ke dhe duke njohur dhe tregun dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ky udhëzues të ndihmon si ta njohësh tregun, si të orientohesh ti drejt dëshirave që ke, dhe se si mundet grupimet e ndryshme të realizojnë pritshmëritë për të krijuar jo vetëm punësim por edhe vetëpunësim.

Atëherë duket se është një udhërrëfyes i plotë dhe profesional?

Përgjigje: Por në fakt e ka bërë qendra ILO që është qendra më e madhe në Torino, dhe ky udhëzues nuk realizohet vetëm nga ministria e arsimit por nga 4 minsiri, ajo e Punës, e kulturës,  e ekonomisë dhe ministria e arsimitdhe grupe të ndryshme te interesit. Nga ana tjetër mund të them që rezultatet e pritshmërit e sistemit do të bëhen atëherë dhe do të jenë shumë të fuqishme kur popullata do të filloj të punoj ndryshe të prishi hartën e vjetër të konceptit të kerkesë-ofertës dhe të orientohet qartë drejt tregut, duke marrë informacion të bollshëm duke ditur si të klikoj për të marrë informacione dhe duke ditur si të shfrytëzoj për vete dmth. është vlerë shume e madhe formati i marketingut. Ky muaj ka qenë shumë i ngjeshur me trajnime që realizuam me 500 mësues në Shqipëri, trajtuam probleme që lidhen me HIV AIDS, drogën dhe me duhanin, pikërisht për grupime të ndryshme moshore dhe realizuam pritshmëri të jashtëzakonshme dhe rezultatet ishin jo vetëm të jashtëzakonshme, por për herë të parë nëse ka në dyer të stadiumeve pritshmëri të spektatorit kudo qoftë në një shfaqje, kisha aq shumë kërkesë nga mësuesit sa qe nuk mund të realizoheshin pritshmërit me kohën që kishte. Unë falënderoj të gjithë mësuesit, ishte shumë e nevojshme që ne të diskutojmë për disa nga problemet më të rëndësishme dhe më akute sot, po shkojmë që situata sa vjen e  ngarkohet në raport të interesave sociale, dhe e treta energjinë pozitive të të rinjve ta kanalizojmë këtu, për të ulur numrin e vjedhjeve, për të ulur të gjithë këto detyrime të gjitha këto situata, të cilat herë pas here na lënë edhe pa gojë, në këto kushte sa i vështire bëhet sistemi i edukimit dhe sa e vështirë është edukimi dhe pritshmëritë që ne kemi nevojë.

Faleminderit znj. Malaj për intervistën tuaj.  

 

Add comment


Security code
Refresh

Programet

  • Lindja e Mesme në javën që kaloi (21)  - 2014-08-19
    Lindja e Mesme në javën që kaloi (21)

    Kriza e Gazës dhe pamjet e publikuara nga krimet e regjimit sionist gjatë kësaj lufte kanë qenë lajmet më të rëndësishme që kanë mbuluar agjencitë informative gjatë javës së kaluar.

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 67 herë Lexo më shumë ...
  • Irani në pasqyrën javore (21)  - 2014-08-19
    Irani në pasqyrën javore (21)

    Të dielën në një fatkeqësi ajrore që ndodhi në afërsi të aeroportit Mehrabad të Teheranit, u rrëzua një avion civil i Iranit për shkak të një defektit teknik, dhe si pasojë humbën jetën 39 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, ndërsa 9 persona të tjerë janë lënduar rëndë.

    Irani në pasqyrën javore Add new comment Lexo 78 herë Lexo më shumë ...
  • Evropa në javën që kaloi 21  - 2014-08-15
    Evropa në javën që kaloi 21

    Dorëheqja e Saide Varthi, anëtare e kabinetit të Anglisë në shenjë proteste ndaj pozicionimit të Londrës kundrejt sulmeve të Izraelit në Gaza është pasuar nga reagime të ndryshme në këtë vend.

    Evropa në javën që kaloi Add new comment Lexo 122 herë Lexo më shumë ...
  • Lufta kundër Ahzabëve, model i rezistencës drejt fitores  - 2014-08-14
    Lufta kundër Ahzabëve, model i rezistencës drejt fitores

    Pas shpërnguljes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. nga Meka në Medine, jobesimtarët e Mekës dhe aleatët e tyre të cilit nuk mund ta duronin thirrjen për besim në Zotin Një, organizuar disa lufte kundër myslimanëve dhe shtetit të ri islam në Medine.

    Islam Add new comment Lexo 135 herë Lexo më shumë ...
  • Irani në pasqyrën javore (20)  - 2014-08-14
    Irani në pasqyrën javore (20)

    Fjalimet e liderit suprem të RII me rastin e festës së Fiter Bajramit dhe në takim me funksionarët e institucioneve shtetërore dhe ambasadorët e shteteve islame në Teheran kanë qenë në krye të lajmeve të ditëve  të kaluara.

    Irani në pasqyrën javore Add new comment Lexo 122 herë Lexo më shumë ...
  • Amerika në një vështrim të brendshëm 21  - 2014-08-14
    Amerika në një vështrim të brendshëm 21

    Presidenti amerikan Barak Obama tha se ka miratuar përdorimin e kufizuar të fuqisë ajrore për të mbrojtur personelin amerikan, nëse militantët e DAISH do të përparojnë drejt kryeqytetit kurd, Erbil në të cilin Amerika ka konsullatën e saj.

    Amerika Në Një Vështrim Add new comment Lexo 122 herë Lexo më shumë ...