E Mërkurë, 29 Korrik 2009 04:06

Shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve ne Shqipëri

Sample ImageIRIB- Zyrtarët zgjedhorë në Shqipëri kanë konfirmuar se Partia Demokratike e kryeministrit, Sali Berisha, ka fituar në zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas zyrtarëve të zgjedhjeve, PD-ja ka fituar 68 vende deputetësh, ndërsa aleatët e saj, Partia Republikane dhe Partia për Demokraci dhe Integrim, kanë marrë nga një vend deputeti. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka fituar 65 mandate, ndërsa aleati i saj, Partia Për të Drejtat e Njeriut, ka fituar një mandat. Lëvizja Socialiste për Integrim ka fituar 4 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, që përbëhet prej 140 deputetësh. Tashmë dihet se në qeverinë e ardhshme të Shqipërisë do të përfshihen koalicioni i udhëhequr nga PD-ja dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, që në Kuvend do të kenë shumicën prej 74 mandateve. Kjo është hera e parë që nga rënia e komunizmit që në Shqipëri të formohet qeveri koalicioni. Që nga ajo, rivaliteti kryesor për marrjen e pushtetit në Shqipëri ka qenë midis dy partive kryesore, asaj Demokratike dhe PS. Socialistët në zgjedhjet e fundit arritën të fitojnë 65 vende në parlamentin shqiptar, mirëpo ata vazhdojnë me kontestimin e zgjedhjeve duke mos pranuar rezultatin përfundimtar të tyre. Lideri socialist është disi më i rreptë ndaj kësaj çështje kurse miqtë e tij në PS pothuajse kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Tashmë duket se këto qëndrime të kundërta në radhët e socialistë janë bërë shkak për paraqitjen e mosmarrëveshjeve të thella midis tyre. Në rezolutën e paraqitur nga anëtari i kryesisë të PS-së Ben Blushi dënohen veprimet e qeverisë për deformimin e zgjedhjeve ashtu si në rezolutën e Ramës, por kërkohet të pranohet humbja. Rezoluta e Blushit kërkon përgatitjen e një analize të thellë të humbjes, respektimin rigoroz të statutit që parashikon ndërprerje të mandatit të kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve. Blushi theksoi se opozita duhet të jetë realiste, të njohë atë që ka ndodhur në 28 qershor dhe të jetë e pranishme në kuvendin e ri. "Për shkak të asaj që ndodhi më 28 qershor dhe nuk ndodhi ajo që ne prisnim, PS duhet të hyjë në një proces normal të një reflektimi të strukturave të saj duke respektuar rregullat e statutit" u shpreh Blushi. Ndërkohë Blushi theksoi se pozicioni i Ramës në PS nuk është në vullnetin e tij, ndërsa nënvizoi se në kongresin e jashtëzakonshëm , që pritet të mbahet pas 3 javësh, do të merret vendimi për kryetarin e ri të socialistëve. Sipas Pandeli Majkos bisedimet e asamblesë po ecin me ritme normale, ndërkohë që ka pohuar se përkrah rezolutën e paraqitur nga kreu i PS-së Edi Rama. "Shpreha mendimin në Asamble, preferoj rezolutën e propozuar nga Rama pasi ka të bëjë me faktin e qëndrimit politik të Partisë Socialiste me zgjedhjet e 28 qershorit, elementët e tjerë i takojnë kongresit të PS" theksoi Majko. Lideri aktual i PS-së, Edi Rama ka theksuar se nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe kërkon zgjedhje të parakohshme.

 

Add comment


Security code
Refresh

Programet

  • Menaxhimi i kohës nga pikëpamja e Imam Aliut (as)  - 2014-04-12
    Menaxhimi i kohës nga pikëpamja e Imam Aliut (as)

    Ne emer te Zotit

    Koha është një nga pasuritë më të çmuara të çdo njeriu dhe është një kapital i pakompensueshëm në dorën e njeriut. Kjo pasuri e madhe mund të jetë e dobishme për njeriun, në rast se kontrollohet dhe menaxhohet në mënyrë të drejtë.

    etc Add new comment Lexo 98 herë Lexo më shumë ...
  • Ekonomia rezistente, tejkalim i vështirësive, investim për të ardhmen  - 2014-04-13
    Ekonomia rezistente, tejkalim i vështirësive, investim për të ardhmen

    Ne emer te Zotit

    Shpallja e politikave të përgjithshme të ekonomisë rezistente nga ana e Lideri suprem të Revolucionit Islamik për funksionarët e sistemit të RII, dëshmon për rëndësinë e madhe të kësaj çështje.

    Iran Add new comment Lexo 95 herë Lexo më shumë ...
  • Jeta dhe vepra e Dr. Bastani Parizi  - 2014-04-13
    Jeta dhe vepra e Dr. Bastani Parizi

    Ne emer te Zotit

    Profesorit të nderuar Bastani Parizi ku do të prezantojmë disa aspekte të personalitetit dhe veprës së tij.

    etc Add new comment Lexo 96 herë Lexo më shumë ...
  • Analiza e një raporti me qëllime politike për të drejtat e njeriut në Iran (1)  - 2014-04-13
    Analiza e një raporti me qëllime politike për të drejtat e njeriut në Iran (1)

    Ne emer te Zotit

    Takimi i 25 i Këshillit të Drejtave të Njeriut të OKB është zhvilluar nga 3 deri 28 Marsi. Është raportuar se në këtë mbledhje katër javore janë prezantuar dhe analizuar mbi 100 raporte në lidhje çështje të ndryshme të të drejtat e njeriut si dhe rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës.

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 94 herë Lexo më shumë ...
  • Irani në vitin 1392, pika kulmore e bisedimeve bërthamore  - 2014-04-13
    Irani në vitin 1392, pika kulmore e bisedimeve bërthamore

    Në emër të Zotit 

    Për mendimin e shumë analistëve, viti 1392 shënoi një pikë kulmore në procesin e bisedimeve mes Iranit dhe G 5+1 (5 anëtarët e përhershëm të KS të OKB plus Gjermania). Më ardhjen në pushtet të qeverisë së presidentit Hasan Ruhani, u krijua një klimë e re për rifillimin e bisedimeve bërthamore.

    Iran Add new comment Lexo 92 herë Lexo më shumë ...
  • Dita kombëtare e teknologjisë bërthamore, pikë kulmore në rrugën e progresit të Iranit  - 2014-04-12
    Dita kombëtare e teknologjisë bërthamore, pikë kulmore në rrugën e progresit të Iranit

    Përshëndetje për ju të nderuar dëgjues. Me rastin e 20 farvardinit sipas kalendarit H.Sh, që në kalendarin iranian përkujtohet si dita kombëtare e teknologjisë bërthamore, kemi përgatitur një program të cilin ju ftojmë ta ndiqni në vazhdim.

    Iran Add new comment Lexo 115 herë Lexo më shumë ...