E Hënë, 02 Korrik 2012 04:39

Amerika në një vështrim të brendshëm…11

Amerika në një vështrim të brendshëm…11

Javën e kaluar, presidenti i SHBA Barak Obama i thotë mjaft dëbimeve në masë dhe njofton një strehim që do të kthejë 800 mijë emigrantë në emigrantë të rregullt.

Shtëpia e Bardhë ka vendosur t’i japë kështu lejen e qëndrimit kujt ka hyrë në Shtetet e Bashkuara në moshë të vogël dhe që s’ka krijuar asnjë problem për komunitetin. Me këtë lëvizje me nuanca të qarta elektorale, kur duhen dhe më pak se gjashtë muaj nga zgjedhjet, Barak Obama ka dhënë një mesazh të qartë për elektoratin latin, që priste prej kohësh një masë të tillë. Zotimi i Obamës javen e kaluar për një ndryshim te politikave, ne mënyrë qe tu jepet mundësi të rinjve ilegale ne Amerikë te qëndrojnë atje, te studiojnë e te ndjekin karrierat e tyre, gjeti mbështetje te menjëhershme ne komunitetin e emigranteve. Shume mendojnë se kjo lëvizje mund ta ndihmojë presidentin ta konsolidojë mbështetjen mes votuesve hispanikë ne zgjedhjet e nëntorit. Pas njoftimit të bërë nga presidenti amerikan Barak Obama për emigrantët, edhe rivali i tij republikan Mitt Romney ka vendosur të fokusohet në këtë çështje. Romney foli përpara një grupi zyrtaresh hispanikë ne Florida. Toni shume me i moderuar i tij mbi nje sere çështjesh qe shqetësojnë këtë komunitet, kontrastonte ndjeshëm me qëndrimin e ashpër gjatë paraprakeve. Teksa nenvizonte linjen qe do te ndiqte si president, Romney u përqendrua tek ekonomia, duke argumentuar se familjet hispanike kane vuajtur si pjesa tjetër e vendit gjate qeverisjes se Obamës. Për analistët politikë është mëse e qartë se Obama dhe Romney po përpiqen që situatën e rëndë të emigrantëve ilegalë në SHBA t'a shfrytëzojnë për qëllimet e tyre elektorale. Të dy rivalët do të përballen me njëri-tjetrin në zgjedhjet e presidenciale të nëntorit.

Sipas statistikave zyrtare të Pentagonit, numri i ushtarëve amerikanëve që vetëvriten është më i madh se sa numri i ushtarëve amerikanë që vriten në luftë. Kjo gjendje ka shkaktuar habi tek funksionarët amerikanë, të cilët janë alarmuar nga ky fenomen. Në këtë kuadër Pentagoni organizoi një konferencë 4 ditore në datat 20-23 qershor, ku qëllimi kryesor ishte evitimi i vetëvrasjeve në radhët e ushtarëve amerikanë. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, duke folur në këtë konferencë, deklaroi se përgjegjësia parësore që bie mbi të gjithë komandantët ushtarakë dhe në veçanti tek oficerët me pak përvojë, është evitimi i vetëvrasjeve të ushtarëve amerikanë. Paneta vetëvrasjen e ushtarëve e cilësoi si problemin më të rëndë në karrierën e tij dhe shtoi se ndërprerja e vetëvrasjeve është detyra parësore e të gjithë komandantëve. Ndërkaq, një veteran i ushtrisë amerikane flet për gjendjen tepër të rëndë mendore dhe shpirtërore të ushtarëve amerikanë që janë kthyer nga luftërat e Amerikës në botë. 154 ushtarakë dhe ish-ushtarakë të vetëvrarë në 155 ditë, që nga nisja e këtij viti e deri më 3 qershor. Këto janë shifrat që po alarmojnë Pentagonin. Pjesa më e madhe e ushtarakëve të vetëvrarë janë ata që kthehen nga misionet jashtë Shteteve të Bashkuara, kryesisht nga Afganistani dhe Iraku dhe shkaku kryesor është depresioni, problemet psiqike dhe  shkaqet ekonomiko-sociale. Sekretari i Mbrojtjes, Leon Paneta u shpreh i alarmuar për të dhënat e publikuara dhe kërkoi hartimin e një plani për rehabilitimin social të shtresës së ushtarakëve. Plani do të synojë përkrahje sociale për të gjithë ushtarakët, veçanërisht ndaj atyre që kthehen nga misionet luftarake, ose personat e vijës së parë në luftë. Vetëvrasjet dhe akte të tjera të dhunës së ushtarakëve që rikthehen në atdhe pas misioneve luftarake jashtë SHBA-së, kanë qenë një problem i përhershëm social në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Javën e kaluar, republikanët në Kongres kërkuan dorëheqjen e sekretarit amerikan të drejtësisë Erick Holder për shkak të rrjedhjes së informacioneve nga Shtëpia e bardhë. Kohët e fundit, shtypi amerikan ka publikuar raporte mbi sulmet e dronëve amerikanë kundër elementëve të Al Kaidës dhe mbi sulmet kibernetike të Amerikës kundër programit bërthamor të Iranit dhe këto raporte nxjerrin në dritë rolin e presidentit amerikan në këto sulme. Erick Holder e cilësoi këtë çështje si kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA dhe ngarkoi dy prokurorë për ndjekjen e kësaj çështjeje, por senatori republikan Xhon Kornin deklaroi në Senat se ky veprim synon të mbulojë këtë skandal dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Erick Holder. Ai deklaroi se republikanët janë të shqetësuar nga vendimi i Erick Holder për të dërguar dy prokurorë në agjensitë informative të SHBA për të ndjekur çështjen e rrjedhjes së informacioneve sekrete. Duke reaguar ndaj kësaj deklarate, Holder akuzoi republikanët se synojnë që këtë çështje t'a shfrytëzojnë për lojëra politike dhe theksoi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Disa nga republikanët janë të mendimit se publikimi i këtyre lajmeve ka për qëllim forcimin e pozitës së Obamës para zgjedhjeve presidenciale. Ata e akuzojnë Shtëpinë e bardhë se i përhap qëllimisht këto informacione sekrete për shfrytëzime politike. Por qeveria e Obamës deklaroi se asnjëherë nuk ka urdhëruar nxjerrjen e informacioneve për qëllime politike. Kritikët e akuzojnë Shtëpinë e bardhë se përpiqet të prezantojë një imazh të vendosur të Barak Obamës në të ashtuquajturën luftë kundër terrorizmit apo në përballjen me programin bërthamor të Iranit, me qëllim që të shtojnë shanset e tij për fitore në zgjedhjet presidenciale.

Javën e kaluar, kandidati republikan Mitt Romney edhe një herë i cilësoi shkatërrimtare programet ekonomike të Barak Obamës. Ai në lidhje me këtë tha:" Me politikat ekonomike të Obamës, SHBA janë duke u kthyer në një tjetër Greqi. Politikat ekonomike të Obamës po krijojnë një krizë në SHBA të ngjashme me krizën në Eurozonë." Ai shtoi:" Asnjë qeveri në SHBA nuk ka pasur borxh publik kaq të lartë sa qeveria e Obamës." Aktualisht borxhi i Amerikës ka kaluar shifrën 15 trilion $ dhe pas disa muajsh do të plotësohet tavani i caktuar nga Kongresi në lidhje me këtë borxh. Pjesa më e madhe e këtij borxhi është pasojë e politikave të Obamës për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane që u shoqëruan me injektimin e qindra miliarda dollarëve në tregjet financiare të SHBA. Kjo politikë ka shkaktuar protestat e republikanëve në Kongres dhe të shumicës së popullit amerikan. Një sondazh i kohëve të fundit tregon se shumica e amerikanëve janë të pakënaqur nga politikat ekonomike të qeverisë së Obamës, por janë pesimistë edhe ndaj programit ekonomik të Mitt Romney. Këtë qëndrim kanë shumica e votuesve të pavarur, vota e të cilëve do të jetë përcaktuese në zgjedhjet e vitit 2012. 54 % e tyre u shprehën se nuk kanë pikëpamje pozitive për programet ekonomike të Obamës, ndërsa 47 % deklaruan se nuk besojnë tek programet ekonomike të Mitt Romney. Ndërkohë 65 % e republikanëve u shprehën se e përkrahin kandidatin e tyre Mitt Romney, ndërsa 76% e demokratëve që morën pjesë në këtë sondazh përkrahën Barak Obamën.

Add comment


Security code
Refresh