Mësohet se palët kanë rënë dakord për disa nga çështjet të cilat mbanin të bllokuar përmbylljen e Reformës Zgjedhore, siç janë riformatimi i KQZ-së, ankimimi dhe teknologjia e numërimit. Për sa i përket çështjes së KQZ-së, duket se mazhoranca ka pranuar kërkesën e PS-së për riformatimin e plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjë që pritet të bëhet në muajin shtator, pas përfundimit të mandatit të komisionit aktual. Burime të NEWS24 bëjnë të ditur se palët kanë rënë dakord edhe për zgjedhjen me konkurs të kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe për kontrollin elektronik të kartave të identitetit për Tiranën. Tjetër pikë e rëndësishme është dakordësimi për çështjen e ankimimeve. Palët kanë rënë dakord që 2 anëtarë të KQZ-së të kenë të drejtë të kërkojnë transparencën. Drafti përfundimtar pritet të përfundohet dhe të zbardhet pasditen e sotme, rreth orës 17:00, në mbledhjen e fundit të komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore. 12 korriku ishte përcaktuar si afati zyrtar i mandatit të punës së komisionit të Reformës Zgjedhore, i caktuar nga Kuvendi. Bw
Titujt
- Irani zgjidhet kryetar i Komitetit të programimit dhe buxhetit të Organizatës së OKB për zhvillimin e industrisë
- Asnjë rrugëzgjidhje nuk duhet të jetë kundër vullnetit të popullit sirian
- Urim me rastin e përvjetorit të lindjes të imamit të parë të myslimanëve shi'itë
- Pjesëmarrja masive e popullit iranian në zgjedhjet presidenciale, faktor i dështimit të komploteve
- 600 mijë fëmijë të varfër në Greqi
- Amnesty International u kërkon vendeve të pasura të ndihmojnë refugjatët
- Kërkesë e avokatëve të të burgosurve në Guantanamo drejtuar Obamës
- Turqia bombardon pozicionet e PKK në veri të Irakut
- Vriten disa terroristë në veri të qytetit Kuseir
- Heqja e sanksioneve evropiane kundrejt rebelëve sirianë, e papranueshme për Rusinë
E Mërkurë, 11 Korrik 2012 22:52
Reforma Zgjedhore, arrihet konsensusi: Riformatim KQZ-së
TIRANË - Në limitet e skadimit të afatit të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën elektorale, mazhoranca dhe opozita kanë arritur konsensusin për një ndër reformat më të rëndësishme për vendin.








