E Hënë, 16 Korrik 2012 03:09

Dimensionet rajonale dhe të brendshme të krizës në Paraguai

Dimensionet rajonale dhe të brendshme të krizës në Paraguai

Kriza në Paraguai ka filluar qysh me largimin e presidenti Fernando Lugo më 22 qershor të këtij viti, krizë e cila ende është duke vazhduar në Kongresin e këtij shteti. Më 22 qershor, partia Kolorado dhe Partia Liberal-Radikale,

një nga partitë aleate të ish presidentit Lugo, kishin arritur numrin e nevojshëm për të votuar kundër presidentit të shtetit. Lugo në parlament ishte akuzuar për 5 akuza, duke përfshirë edhe vrasjen e fshatarëve në rajonin verior të Paraguait, Kanindu.

Fernando Lugo, katër vite më parë me votat e popullit i kishte fituar zgjedhjet, kurse 60 vjet partia e krahut të djathtë Kolorado në Paraguai pandërprerë kishte qeverisur shtetin, e më në fund Lugo kishte humbur udhëheqjen e shtetit. Lugo që  kohët e fundit ishte diagnostikuar me kancer, ndryshe nga diktatorët e Paraguait, ai kishte mbajtur një distancë dhe kishte bërë kërkesë të vazhdueshme për t’ u pavarësuar nga politika amerikane.  Ekspertët politikë besojnë se kundërshtarët ishin  kundër qeverisë majtiste, për shkak se ai ndryshoi programet politike dhe ekonomike. Politikisht, larg nga politikat e Amerikës, Fernando Lugo kërkoi që Paraguai të marrë pozicione të pavarura, ku Amerika ishte e vendosur të mbështesë opozitën. Për këtë arsye opozitarët qeveritar dhe Amerika u bashkuan me njëri tjetrin për të përmbysur Lugon. Kohëve të fundit Lugo kishte zgjeruar marrëdhëniet me Venezuelën, Ekuadorin, Bolivinë, Kubën dhe Nikaraguan. Partia Kolorado e cila me fitoren e Lugos në zgjedhje, gjysmë shekulli sundoi në Paraguai, përdori çdo mundësi për të përmbysur Lugon. Në një periudhë të caktuar Paraguai ishte një aleat i Amerikës në rajon. 

Fitorja e Fernando Lugo në zgjedhjet presidenciale dhe premtimet e tij për zbatimin e reformave politike, ekonomike dhe sociale, megjithatë, kishte tërhequr vëmendjen e popullit, por duke pasur disa shqetësime në Partinë Kolorado, parti e cila në më shumë se gjashtëdhjetë vjet kishte qëndruar në pushtet, pengoi në realizimin e premtimeve të tij. Kundërshtarët e Lugo ishin të shqetësuar tej mase, pasi që ai kishte premtuar reforma të shumta, sidomos reformat pronësore, e ku kundërshtarët dhe ish zyrtarë të partisë Kolorado, ishin  pronar të më shumë se 7 milionë e 800 mijë hektarë tokë në Paraguai. Ishte interesant fakti që mbi 8 mijë hektarë tokë i takonin ish diktatorit Anastazio Somoza, i cili kishte ikur në Nikaragua dhe më pas kjo tokë i ishte konfiskuar. Zbulimi i korrupsionit të ish zyrtarëve të këtij shteti ishte një nga shqetësimet që kishte kapluar partinë Kolorado. Përleshjet e fshatarëve me forcat e policisë gjatë protestave ndaj reformave të qeverisë për çështjen e tokës, ishin bërë nga opozitarët dhe në fund ishte Lugo ai i cili u akuzua për këto ngjarje. Ministri i brendshëm i Lugos ishte shkarkuar dhe ishte gjykuar për shkak të përleshjeve të ndodhura gjatë protestave. Venezuela menjëherë pas zhvillimit të këtyre ngjarjeve kërkoi formimin e një komisioni për të hetuar ngjarjet dhe dërgoi ministrin e jashtëm të Venezuelës, Nicolas Momi, në Paraguai. Venezuela gjithashtu kishte një marrëveshje e cila ishte lidhur mes Hugo Chaves, presidentit të Venezuelës dhe Lugos për  të dërguar naftë në Paraguai, por një gjë të tillë e anuloi. Venezuela vazhdimisht përcillte zhvillimet në Paraguai, ku më në fund Chavez akuzoi se është duke u përgatitur një grusht shtet ushtarak në këtë vend. Fernando Lugo kishte marrëdhënie shumë të mira ekonomike me Venezuelën. Qëllimi kryesor i Venezuelës ishte ti ndihmonte vendet e varfra në Amerikën Latine, duke i dhënë naftë me një kredi shumë të ulët afatgjate.

Qeveritë e vendeve të Amerikës së Jugut reaguan në mënyrë agresive ndaj bllokimit që solli dorëheqjen e Presidentit të Paraguait, Fernando Lugo, pas  mosmarrëveshjeve për të drejtat e pronësisë.  Argjentina, Brazili dhe Uruguai dënuan fuqimisht ngjarjen dhe tërhoqën ambasadorët e tyre nga Asunsioni për konsultime. Megjithatë, Federico Franco, i cili zëvendëson Lugon si president, mohon që në vend të ketë ndodhur një grusht shteti. Në konferencën e tij të parë për shtyp, Franco u shpreh se nuk ka pasur asnjë shkelje të kushtetutës dhe parimeve demokratike në vend. Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, u shpreh se “Buenos Airesi nuk do të njohë qeverinë e re, pasi nuk dëshiron të ligjërojë një qeveri të ardhur në pushtet nëpërmjet një grushti shteti”. Brazili, Uruguai dhe blloku tregtar i Amerikës Latine, “Mercosur”, gjithashtu kishin kërcënuar me sanksione.

Fernando Lugo kishte miratuar disa projekte për zhvillimin e Paraguait dhe si duket kjo ndikoi që kundërshtarët së bashku me Amerikën të ndërhyjnë për largimin e tij. Zëdhënësja e DASH, Viktoria Nouland, kishte deklaruar se procesi i shkarkimit të Lugo ka qenë krejtësisht normal. Gjithashtu edhe Organizata e vendeve amerikane e cila kontrollohet nga Amerika, gjatë mbledhjes së saj kishe nxjerrë një deklaratë e cila akuzonte Lugon. Në dhjetë vitet e fundit shihet qartë se të gjitha qeveritë e krahut të djathtë në Amerikën Latine mbështeten direkt ose indirekt nga Amerika. Ish presidenti Xhorxh Bush ishte një  nga mbështetësit direkt në vendet e Amerikës Latine. Në muajin prill të vitit 2002 gjatë grusht shtetit në Venezuelë, vërehej qartë se menjëherë pas këtij akti, SHBA dolën haptazi në mbështetje të tij. Gjithashtu edhe në Bolivi Amerika në mënyrë të drejtpërdrejt ishte angazhuar për të ndihmuar opozitën për të përmbysur qeverinë. Ndërsa në vitin 2008 ishte kundër presidentit të Honduraist Manuel Zelaja.

Pavarësisht kalimit të disa javëve nga shkarkimi i Lugos nga zyra presidenciale, pasojat rajonale dhe të brendshme të shkarkimit të tij ishin jodemokratike.  Disa vëzhgues politikë besojnë se për shkak të mungesës së një reference neutrale ndaj Paraguait, mund të ketë një krizë deri në prill të 2013, kur është edhe koha e zgjedhjeve presidenciale në këtë vend. Edhe pse disa vëzhgues politikë besojnë se rritja e presioneve të brendshme dhe rajonale mund të detyrojnë qeverinë të mbajë zgjedhjet presidenciale edhe më herët.

Add comment


Security code
Refresh