Radio Shqiptare
Radio Shqiptare e sektorit të jashtëm të RTV të Republikës Islamike të Iranit, është hapur më 7 Nëntor të vitit 1996. Kjo radio, fillimisht kishte vetëm gjysmë ore transmetim në ditë dhe më 14 Nëntor të vitit 1997 transmetimi u rrit në një orë. Me kalimin e kohës dhe me shtimin e numrit të dëgjuesve, në datën 21 Prill të vitit 1999, kjo radio filloi të transmetojë dy orë emision direkt dhe një orë ritransmetim.
Qëllimi i hapjes
Midis vendeve evropiane, në Shqipëri jeton numri më i madh i myslimanëve. Popullsisë mbi 4.5 milionë të Shqipërisë, patjetër duhet shtuar edhe mbi 2 milionë shqiptarë të Kosovës dhe rreth gjysma e popullsisë së Maqedonisë, ku jetojnë mbi 1 milion shqiptarë, si dhe shqiptarët e viseve të tjera si Presheva dhe Mali i Zi. Pra, lirisht mund të themi se vetëm në rajonin e Ballkanit, jetojnë afro 8 milionë shqiptarë. Si rrjedhim, RTV i RII dhe në veçanti sektori i jashtëm, nuk mund të mos merrte parasysh këtë realitet dhe vetvetiu, kjo çështje mund të jetë edhe arsyeja kryesore për hapjen e radios në gjuhën shqipe në Teheran.
Politikat e përgjithshme të Radios Shqiptare
1-Prezantimi i imazhit të vërtetë të R.I të Iranit.
2-Prezantimi i drejtë i Ehli Bejtit (Familjes së Profetit s.a.v.s).
3- Prezantimi dhe rikujtimi i të përbashkëtave kulturore të RII dhe Shqipërisë.
4- Shpjegimi i objektivave të SHBA dhe fuqive të tjera shtypëse në Shqipëri dhe mbarë rajonin e Ballkanit.
5-Reflektimi i pakicave myslimane në Ballkan dhe në mbarë Evropën.
6-Prezantimi i poetëve të mëdhenj iranianë dhe iranologëve të njohur shqiptarë.
Zonat e mbuluara
Shqipëri-Kosovë-Maqedoni
Programet e kësaj radioje mund të dëgjohen nëpërmjet tri rrugëve:
1-Valët e shkurtra sipas orës së Grinuiçit
2-Valët FM
3-Internet
Aktivitet
Përpos rritjes së kohës së transmetimit nga gjysmë ore në ditë në tre orë në ditë, janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm edhe në rritjen e cilësisë së programit. Këtu mund të përmendim ndryshimin e lajmeve që transmeton kjo radio, ku përpos lajmeve mbi R.I të Iranit që janë prodhim i sektorit të jashtëm të RTV të RII, lajmet tjera janë prodhim i vet radios. Radio shqiptare mesatarisht transmeton 12 intervista në javë dhe shumica e tyre zhvillohen me figura të njohura politike dhe analistë shqiptarë. Pjesa më e madhe e emisioneve që transmetohen në këtë radio janë prodhim i vet Radios Shqiptare.









