E Premte, 22 Mars 2013 07:57

Femrat e suksesshme iraniane...6

Femrat e suksesshme iraniane...6

Sot, riparimi i lëndimeve në palcën kurrizore është ndër sukseset e shkencës së mjekësisë në botë. Aktualisht në botë mbi 5 milionë njerëz kanë probleme me placën kurrizore dhe për cdo vit 130 mijë njerëz i shtohen kësaj shifre.

Deri më tani vetëm katër vende të botës kanë arritur që të përballen me këtë sëmundje dhe niveli i suksesit të tyre në këtë drejtim ka qenë nën 20 %. Kjo ndodh në kohën kur shkencëtarët iranianë me shpikjen e metodave të reja, suksesin në shërimin e problemeve në palcën kurrizore e kanë cuar deri në 40 %. Aktualisht në Iran, duke injektuar qelizat “Schëann” që përmbajnë fije nervore kanë arritur të zbulojnë një metodë të re në riparimin dhe shërimin e problemeve në palcën kurrizore.

Zonja dr. Masume Firuzabadi është pjesë e një grupi studiuesish të mirfilltë të cilët për herë të parë në botë, nëpërmjet injektimit të qelizave “Schëann”, kanë arritur që të riparojnë lëndimet në palcën kurrizore. Ajo është studiuesja e parë e vendit në shkencat bazë dhe shërimin e lëndimeve në palcën kurrizore dhe themeluese e projektit të qelizave “Schëann” për riparimin e palcës kurrizore në Iran. Dr. Masume Firuzazbadi që nga viti 1985 merret me studime kurse studimet mbi palcën kurrizore i ka filluar para 21 viteve. Kjo femër e suksesshme iraniane aktualisht është udhëheqëse e laboratorit për riparimin e indeve si dhe është anëtare këshillit akademik të qendrës për studime biokimike dhe biofizike të Universitetit të Teheranit.

Për tu njohur më tepër me punën dhe jetën e dr. Masume Firuzabadi, ne kemi zhvilluar një intërvistë këtë femër shkencëtare iraniane në sferën e shërimit të problemeve në palcën kurrizore. Zonja dr. Firuzabadi, në lidhje me fillimin e punës thotë: “ Puna e ekipit tonë filloi me shërimin e të plagosurve të luftës të cilët kishin probleme me placën kurrizore. Ishin vitet 73-74 kur ne u përballëm me një numër të madh të të plagosurve që kishin mbetur nga koha e luftës. Gjendja e të plagosurve dhe invaldëve të cilët lëviznin vetëm me anë të vilçerëve (karrocë) ndikoi aq shumë tek unë saqë u ndjeva se kam për obligim që të bëj dicka për këta njerëz me një shpirt kaq të madh. Edhe vet fakti që drejtimi që kisha studiuar unë ishte “Neuro Biologjia” dhe kishte të bëjë deri diku me riparimin e sistemit nervor dhe palcën kurrizore, ishte një arsye më tepër për mua. Si rrjedhim fillova fillova disa aktivitete duke shfrytëzuar faktorë të ndryshëm që ndihmonin në riparimin e nervit dhe mbjelljen e qelizave të ndryshme. Kjo cështje vazhdoi deri në ditët e sotme ku duke shfrytëzuar qelizat “Schëann” të cilat përmbajnë edhe fije nervore dhe injektimin e tyre në sistemin nervor arritëm që të fillojmë aktivitetet në sferën e riparimit të palcës kurrizore. Në të vërtetë tej unë dhe bashkëpunëtorët e mi lindi dëshira që të fillojmë kërkimet dhe studimet laboratorike për të ndihmuar të sëmurët e këtillë”.

Dr. Firuzabadi, shton: “ Këto studime pas një kohe dhanë edhe rezultatin e duhur dhe ne arritëm që transplatimin e parë ta bëjmë mbi një invalid i cili për 18 vite me rradhë kishte ecur me vilçer (karrocë). Pas sukseseve të arritura në këtë drejtim, ekipi ynë vazhdoi punën me një vullnet edhe më të fortë dhe me serioztet më të madh”.                                        

Add comment


Security code
Refresh

Programet

  • Menaxhimi i kohës nga pikëpamja e Imam Aliut (as)  - 2014-04-12
    Menaxhimi i kohës nga pikëpamja e Imam Aliut (as)

    Ne emer te Zotit

    Koha është një nga pasuritë më të çmuara të çdo njeriu dhe është një kapital i pakompensueshëm në dorën e njeriut. Kjo pasuri e madhe mund të jetë e dobishme për njeriun, në rast se kontrollohet dhe menaxhohet në mënyrë të drejtë.

    etc Add new comment Lexo 116 herë Lexo më shumë ...
  • Ekonomia rezistente, tejkalim i vështirësive, investim për të ardhmen  - 2014-04-13
    Ekonomia rezistente, tejkalim i vështirësive, investim për të ardhmen

    Ne emer te Zotit

    Shpallja e politikave të përgjithshme të ekonomisë rezistente nga ana e Lideri suprem të Revolucionit Islamik për funksionarët e sistemit të RII, dëshmon për rëndësinë e madhe të kësaj çështje.

    Iran Add new comment Lexo 112 herë Lexo më shumë ...
  • Jeta dhe vepra e Dr. Bastani Parizi  - 2014-04-13
    Jeta dhe vepra e Dr. Bastani Parizi

    Ne emer te Zotit

    Profesorit të nderuar Bastani Parizi ku do të prezantojmë disa aspekte të personalitetit dhe veprës së tij.

    etc Add new comment Lexo 112 herë Lexo më shumë ...
  • Analiza e një raporti me qëllime politike për të drejtat e njeriut në Iran (1)  - 2014-04-13
    Analiza e një raporti me qëllime politike për të drejtat e njeriut në Iran (1)

    Ne emer te Zotit

    Takimi i 25 i Këshillit të Drejtave të Njeriut të OKB është zhvilluar nga 3 deri 28 Marsi. Është raportuar se në këtë mbledhje katër javore janë prezantuar dhe analizuar mbi 100 raporte në lidhje çështje të ndryshme të të drejtat e njeriut si dhe rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës.

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 109 herë Lexo më shumë ...
  • Irani në vitin 1392, pika kulmore e bisedimeve bërthamore  - 2014-04-13
    Irani në vitin 1392, pika kulmore e bisedimeve bërthamore

    Në emër të Zotit 

    Për mendimin e shumë analistëve, viti 1392 shënoi një pikë kulmore në procesin e bisedimeve mes Iranit dhe G 5+1 (5 anëtarët e përhershëm të KS të OKB plus Gjermania). Më ardhjen në pushtet të qeverisë së presidentit Hasan Ruhani, u krijua një klimë e re për rifillimin e bisedimeve bërthamore.

    Iran Add new comment Lexo 113 herë Lexo më shumë ...
  • Dita kombëtare e teknologjisë bërthamore, pikë kulmore në rrugën e progresit të Iranit  - 2014-04-12
    Dita kombëtare e teknologjisë bërthamore, pikë kulmore në rrugën e progresit të Iranit

    Përshëndetje për ju të nderuar dëgjues. Me rastin e 20 farvardinit sipas kalendarit H.Sh, që në kalendarin iranian përkujtohet si dita kombëtare e teknologjisë bërthamore, kemi përgatitur një program të cilin ju ftojmë ta ndiqni në vazhdim.

    Iran Add new comment Lexo 130 herë Lexo më shumë ...