“Përshtypja ime është se zoti Thaçi është frikësuar për zgjedhjet lokale që bën koalicione të parakohshme”, theksoi Ahmeti. Sipas tij, megjithatë është mirë kur bëhen afrime dhe koalicionime, mirëpo do të duhet të shihet fundi i tyre. “Është mirë kur ka afrime, kur ka koalicione, por është herët për të bërë vlerësime sepse duhet të shihet fundi dhe duhet të shihet se si do të menaxhohet ky proces. Nga ana tjetër, kryetari i BDI-së paralajmëroi se partia e tij nuk do të ketë asnjë marrëveshje me VMRO-DPMNE në zgjedhjet e ardhshme lokale. "Ne nuk do të bashkëpunojmë para zgjedhjeve as me VMRO-DPMNE dhe as me ndonjë parti tjetër", deklaroi Ahmeti. Ditë më parë mediat maqedonase duke u thirrur në burime brenda partnerëve të koalicionit paralajmëruan koalicionimin midis VMRO dhe BDI për zgjedhjet lokale 2013. (INA)
Titujt
- Stambolli vazhdon të përjetojë protesta anti-qeveritare
- 87 të vrarë nga shpërthimet kamikazë në veriperëndim të Pakistanit
- 31 persona humbin jetën nga një akt kamikaz në një xhami të Bagdadit
- Komisarja e lartë për të drejtat e njeriut në OKB kërkon ndërprerjen e dhunës në Turqi
- Salehi: Irani i gatshëm për të kontribuar në zgjidhjen e çështjeve rajonale
- Shkatërrohet një depo me armatime në periferi të zonës Lazagie në Siri
- Ban Ki Moon kërkon respektin e lirisë së shprehjes në Turqi
- Mubarak çlirohet nga akuzat për korrupsion financiar
- Rusia i kërkon perëndimit të mos dërgojë armë për terroristët
- Vriten disa ushtarë amerikanë në Afganistan
E Martë, 17 Korrik 2012 22:02
Ahmeti: Thaçi me Cërvenkovskin nga frika për zgjedhjet e ardhshme
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar se kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi është bashkuar me LSDM-në për shkak të frikës nga zgjedhjet e ardhshme lokale. Ahmeti këtë e deklaroi pas takimit që ka zhvilluar me drejtorin për zgjerim i Komisioni Evropian Stefano Sanino.









