E Mërkurë, 18 Korrik 2012 10:57

60% e popullit të Arabisë Saudite jeton nën mesataren e varfërisë

60% e popullit të Arabisë Saudite jeton nën mesataren e varfërisë

IRIB - Eksportuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar, Arabia Saudite qytetarët e saj i mbanë në varfërinë të skajshme.

Gjashtëdhjetë përqind e njerëzve në Arabinë Saudite jetojnë nën kufirin e varfërisë së vendit, raporton një gazetë saudite. Në një artikull të botuar nga e përditshmja Okaz, gazetari Khaled el-Harbi shkruan se ndërsa Arabia Saudite fiton 1.500 miliardë rijal (rreth 400 miliardë dollarë) në vit, paga mesatare e një qytetari të zakonshëm saudit është 1500 rijal (rreth 400 dollarë). Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Asambleja Konsultative e Arabisë Saudite (Shura), rreth 22 për qind e shtetasve sauditë - së paku 3 milionë qytetarë -  jetojnë nën kufirin e varfërisë. Aktivistët në Arabinë Saudite kanë kritikuar në mënyrë të përsëritur Riadin se shpenzon shuma të mëdha për blerjen e armëve nga Perëndimi dhe nuk ndihmon miliona qytëtarë që jetojnë në varfëri. Në vitin 2010, Riadi bleu mbi 60 miliardë dollarë armë nga Shtetet e Bashkuara. Arabia Saudite është eksportuesi më i madh në botë i naftës. Perëndimi në krye me SHBA, Arabisë Saudite ia kanë sajuar një armik te quajtur ‘Iran’ dhe e detyrojnë që të gjitha mjetet e përfituara nga nafta t’i harxhojë në blerjen e armëve. 

Add comment


Security code
Refresh