E Mërkurë, 18 Nëntor 2009 09:25

KQZ shpall rezultatet për kuvendet komunale

Prishtinë - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të martën në mbrëmje rezultatet preliminare për kuvendet komunale të 36 komunave të Kosovës.

Sipas këtyre rezultateve, në zgjedhjet e 15 nëntorit, Partia Demokratike e Kosovës udhëheq në 16 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në tetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë, Lidhja Demokratike e Dardanisë në një, Partia Liberale Serbe në tri, Partia Demokratike Turke e Kosovës në një, Lëvizja Vakat në një dhe Iniciativa Qytetare për Komunën e Ranillugut në një komunë.

Sipas KQZ-së, PDK-ja udhëheq në asambletë komunale në Gllogovc, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri dhe Malishevë. LDK-ja në zgjedhjet e së dielës është në avantazh ndaj partive tjera në komunën e Prishtinës, atë të Istogut, Fushë Kosovës, Novobërdës, Podujevës, Suharekës, Zubin Potokut dhe Hanit të Elezit. AAK-ja udhëheq në komunën e Deçanit, Gjakovës, Pejës, Zveçanit e Junikut. LDD-ja, sipas rezultateve preliminare, mori shumicën në kuvendin komunal të Vitisë. Partia Liberale Serbe ka fituar në Shtërpcë, Graçanicë dhe Kllokot. Partia Demokratike Turke e Kosovës mori shumicën në Mamushë.

Iniciativa Qytetare për Komunën e Ranillugut ka fituar shumicën në asamblenë komunale të komunës së re të Ranillugut. Ndërsa, në Leposaviq ka marrë shumicën subjekti politik i boshnjakëve të Kosovës, Vakat. Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka përsëritur se edhe këto rezultate mund të pësojnë ndryshime, për shkak se ende nuk janë numëruar votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat që kanë ardhur përmes postës.

Add comment


Security code
Refresh

Programet

  • Menaxhimi i kohës nga pikëpamja e Imam Aliut (as)  - 2014-04-12
    Menaxhimi i kohës nga pikëpamja e Imam Aliut (as)

    Ne emer te Zotit

    Koha është një nga pasuritë më të çmuara të çdo njeriu dhe është një kapital i pakompensueshëm në dorën e njeriut. Kjo pasuri e madhe mund të jetë e dobishme për njeriun, në rast se kontrollohet dhe menaxhohet në mënyrë të drejtë.

    etc Add new comment Lexo 113 herë Lexo më shumë ...
  • Ekonomia rezistente, tejkalim i vështirësive, investim për të ardhmen  - 2014-04-13
    Ekonomia rezistente, tejkalim i vështirësive, investim për të ardhmen

    Ne emer te Zotit

    Shpallja e politikave të përgjithshme të ekonomisë rezistente nga ana e Lideri suprem të Revolucionit Islamik për funksionarët e sistemit të RII, dëshmon për rëndësinë e madhe të kësaj çështje.

    Iran Add new comment Lexo 110 herë Lexo më shumë ...
  • Jeta dhe vepra e Dr. Bastani Parizi  - 2014-04-13
    Jeta dhe vepra e Dr. Bastani Parizi

    Ne emer te Zotit

    Profesorit të nderuar Bastani Parizi ku do të prezantojmë disa aspekte të personalitetit dhe veprës së tij.

    etc Add new comment Lexo 110 herë Lexo më shumë ...
  • Analiza e një raporti me qëllime politike për të drejtat e njeriut në Iran (1)  - 2014-04-13
    Analiza e një raporti me qëllime politike për të drejtat e njeriut në Iran (1)

    Ne emer te Zotit

    Takimi i 25 i Këshillit të Drejtave të Njeriut të OKB është zhvilluar nga 3 deri 28 Marsi. Është raportuar se në këtë mbledhje katër javore janë prezantuar dhe analizuar mbi 100 raporte në lidhje çështje të ndryshme të të drejtat e njeriut si dhe rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës.

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 108 herë Lexo më shumë ...
  • Irani në vitin 1392, pika kulmore e bisedimeve bërthamore  - 2014-04-13
    Irani në vitin 1392, pika kulmore e bisedimeve bërthamore

    Në emër të Zotit 

    Për mendimin e shumë analistëve, viti 1392 shënoi një pikë kulmore në procesin e bisedimeve mes Iranit dhe G 5+1 (5 anëtarët e përhershëm të KS të OKB plus Gjermania). Më ardhjen në pushtet të qeverisë së presidentit Hasan Ruhani, u krijua një klimë e re për rifillimin e bisedimeve bërthamore.

    Iran Add new comment Lexo 113 herë Lexo më shumë ...
  • Dita kombëtare e teknologjisë bërthamore, pikë kulmore në rrugën e progresit të Iranit  - 2014-04-12
    Dita kombëtare e teknologjisë bërthamore, pikë kulmore në rrugën e progresit të Iranit

    Përshëndetje për ju të nderuar dëgjues. Me rastin e 20 farvardinit sipas kalendarit H.Sh, që në kalendarin iranian përkujtohet si dita kombëtare e teknologjisë bërthamore, kemi përgatitur një program të cilin ju ftojmë ta ndiqni në vazhdim.

    Iran Add new comment Lexo 128 herë Lexo më shumë ...