E Hënë, 23 Maj 2011 09:07

Konferenca ndërkombëtare e vendeve më pak të zhvilluara në Stamboll

Konferenca ndërkombëtare e vendeve më pak të zhvilluara në Stamboll

Konferenca e 4-t ndërkombëtare e vendeve më pak të zhvilluara i përfundoi punimet më 12 Maj në Stamboll me lëshimin e një deklarate të përbashkët. Në këtë deklaratë prej 50 faqesh me titull “Plan-veprimi në periudhën 2011-2020 për vendet më pak të zhvilluara” trajtohen çështje të vendeve të varfra dhe përgjegjësitë e vendeve të zhvilluara ndaj këtyre vendeve. Në planin 10 vjeçar të quajtur “Deklarata e Stambollit” vërehen objektiva ambicioze një prej të cilave është përgjysmimi i numrit të vendeve më pak të zhvilluara gjatë 10 viteve të ardhshme. Aktualisht, sipas standardeve të OKB, në botë ekzistojnë 48 vende më pak të zhvilluara dhe në bazë të Deklaratës së Stambollit, në vitin 2020 numri i këtyre vendeve do të reduktohet në 24. 33 nga këto vende ndodhen në Afrikë,14 vende në Azi dhe nga Amerika latine ndodhet vetëm Haiti. Gjatë 10 viteve të kaluara, numri i vendeve të varfra jo vetëm që nuk u pakësua, por u dyfishua. Gjatë kësaj periudhe, (sipas OKB) vetëm 3 vende mundën të dalin nga lista e vendeve më pak të zhvilluara. Në deklaratën e konferencës së Stambollit duke u theksuar se 75% e popullsisë në vendet më pak të zhvilluara jeton në varfëri dhe bota nuk duhet të qëndrojë duarkryq para kësaj gjendjeje, shtohet se partneriteti dhe solidariteti me këto vende që përbëjnë hallkën më të dobët të Bashkësisë ndërkombëtare, nuk është vetëm një detyre morale, por një domosdoshmëri politike dhe ekonomike. Në konferencën e Stambollit morën pjesë rreth 10 mijë përfaqësues nga 100 vende të botës. Në kuadër të kësaj konference u organizuan mbi 200 seminare dhe me propozim të Turqisë në këtë konferencë për herë të parë mori pjesë edhe sektori privat. Nga ana e tij kryeministri turk z RexhepTayip Erdogan mori pjesë në seminarin me temë “Investimi dhe partneriteti”. Konferenca ndërkombëtare e vendeve më pak të zhvilluara organizohet një herë në 10 vjet me inisiativë të OKB. Franca në vitet 1981 dhe 1990 ishte organizatore e konferencës së parë dhe të dytë tëvendeve më pak të zhvilluara. Në vitin 2000 kjo konferencë u organizua nga BE. Por vendet e zhvilluara nuk i kushtuan vëmendje konferencës së Stambollit dhe kjo dëshmoi se varfëria dhe prapambetja e pjesës më të madhe të botës nuk ka rëndësi për qeveritë e këtyre vendeve. Shumë vende të zhvilluara nuk u përfaqësuan as në nivel të ulët në konferencën e Stambollit, ndërsa marrin pjesë në nivel të lartë në takimet ku shqyrtohen interesat dhe politikat e vendeve perëndimore si në takimet e G8 apo G20. Këto qeveri edhe në këto takime përsa u përket vendeve të varfra mjaftohen vetëm me premtime që asnjëherë nuk realizohen. Qeveritë perëndimore për të mashtruar opinionin publik ftojnë edhe disa liderë të vendeve të varfra në këto takime, por në përfundim të takimeve bëjnë edhe një foto përkujtimore me ta. Indiferenca e vendeve të zhvilluara ndaj konferencës ndërkombëtare të vendeve më pak të zhvilluara në Stamboll, shkaktoi reagimin e ashpër të funksionarëve turq. Ministri i jashtëm turk Ahmed Davutoglu u deklaroi gazetarëve:”Synojmë që nëpërmjet konferencës së Stambollit të përcjellim një mesazh të fuqishëm në botë kundër padrejtësive dhe pabarazive në ekonominë botërore.” Nga ana e tij kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan tha:” Krerët e vendeve të pasura e të zhvilluara nuk denjuan të marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare të vendeve më pak të zhvilluara në Stamboll, në një kohë kur askush nuk ka të drejtë të mos mbajë përgjegjësi ndaj çdo personi që me 1,25 $ në ditë vazhdon jetën e tij të mjerueshme. Sot, problemet botërore kalojnë kufijtë,vendet, gjeografinë politike dhe popujt e vendeve. Ndotja e ambientit, ndryshimet tragjike klimatike, terrorizmi dhe emigracioni kërcënojnë të gjitha vendet. Qeveritë që neglizhojnë të tilla probleme kryejnë padrejtësi ndaj të ardhmes së popujve të tyre dhe të bashkësisë ndërkombëtare.” Kryeministri turk tha se lufta kundër varfërisë dhe urisë shkon përtej përgjegjësive personale dhe është përgjegjësi e përbashkët ebashkësisë ndërkombëtare.

Presidenti i RII ishte një nga pjesëmarrësit në konferencën e Stambollit. Z Mahmud Ahmedinezhad në fjalën e tij duke theksuar se nëse synojmë të zhdukim varfërinë dhe pasigurinë në botë, duhet të vendosim një sistem demokratik,të drejtë dhe popullor në botë, shtoi:” Duhet bërë përpjekje që të gjitha qendrat kryesore të pushtetit të jenë nën kontrollin e grupeve që mbrojnë interesat e njerëzimit dhe që veprojnë me drejtësi. Konferenca e sotme nga aspekti i misionit të saj konsiderohet si një konferencë shumë e rëndësishme, sepse problemi më i madh i njerëzimit pas problemit të sigurisë, është problemi i varfërisë dhe hendeku i thellë mes vendeve të pasura dhe vendeve të varfra.” Presidenti iranian duke përmendur disa statistika tha:” Sot statistikat tregojnë se mbi 1 miliard njerëz në botë jetojnë në varfëri absolute, që do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së botës nuk kanë as një ushqim të mjaftueshëm në ditë.Çdo vit, mbi 10 milionë fëmijë në botë vdesin për shkak të varfërisë dhe po ky numër fëmijësh vdesin në vit për shkak mungesës së shërbimeve mjekësore." Siç tha presidenti Ahmedinezhad, varfëria dhe uria në botë janë pasojë e sundimit të një sistemi diskriminues dhe të padrejtë në botë. Sa më shumë përparon njerëzimi dhe sa më shumë shtohen prodhimet bujqësore në sajë të teknologjisë moderne, aq më shumë thellohet hendeku social dhe ekonomik mes vendeve të pasura dhe vendeve tëvarfëra.”

BrankoMilanoviç, ekonomist i Bankës Botërore i cili mbikëqyr një studim mbi pabarazinë e të ardhurave në shkallë botërore, ka arritur në përfundimin se 1% e personave të pasur në botë kanë të ardhura sa 57% e njerëzve të varfër. Në vitin 1993, të ardhurat mesatare të 5% tëtë pasurve, ishin 114 herë më të larta se 5% e personave të varfër të botë. Ndërkohë, në vitin 1988 kjo diferencë ishte 78 herë. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe 5 % e të varfërve kanë humbur 25 % tëtë ardhurave, ndërsa të ardhurat e 20 % tëtë pasurve janë dyfishuar. Shtimi i pabarazisë në botëështë pasojë e shtimit të pabarazisë brenda shteteve dhe mes vetë shteteve. Vendet e pasura bëhem më të pasura, ndërsa vendet e varfëra varfërohen më shumë. Raporti i fundit i Programit të OKB për zhvillimin (PNUD) bën të ditur se të ardhurat e 25 milionë të pasurve në Amerikë janë sa të ardhurat e 2 miliard personave të varfër në botë. Në vitin 1820, të ardhura për frymë në Evropën perëndimore ishin sa trefishi i të ardhurave për frymë në Afrikë, por në vitin 1990 kjo diferencëështë rritur 13 herë.

Gjatë viteve të fundit janë zhvilluar konferenca të shumta për luftën kundër varfërisë dhe urisë, por në praktikë jo vetëm që nuk është përmirësuar gjendja në vendet e varfëra, por përkundrazi është rritur numri i vendeve të varfra në botë. Lufta kundër varfërisë ka nevojë për investim dhe vullnet serioz të qeverive perëndimore që pretendojnë për humanizëm dhe kanë premtuar për ndihma për vendet e varfëra, por premtimet boshe të tyre synojnë vetëm përfitim propagandistik. Si rrjedhim, nëse qeveritë perëndimore në konferenca të tilla si ajo e Stambollit nuk mund të nxjerrin përfitim propagandistik, nuk e shohin të nevojshme të marrin pjesë në këtë konferencë ku kritikohen politikat e tyre mashtruese dhe dyfytyrëshe.

Add comment


Security code
Refresh

Programet

  • Lindje e Mesme në javën që kaloi 19  - 2014-07-30
    Lindje e Mesme në javën që kaloi 19

    Javën kaluar shumica e zhvillimeve në rajonin e Lindjes së Mesme kanë qenë nën ndikim të agresionit dhe sulmeve të regjimit sionist kundër popullatës palestineze të Rripit të Gazës.

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 13 herë Lexo më shumë ...
  • Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore të Irakut nga grupi DAISH  - 2014-07-30
    Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore të Irakut nga grupi DAISH

    Analistë të shumtë nisjen e luftës e konsiderojnë të barabartë me humbjen e kulturës mes njerëzve dhe kjo sipas tyre çon në shkatërrimin dhe zhdukjen e trashëgimisë kulturore.

    Vështrime Politike Add new comment Lexo 13 herë Lexo më shumë ...
  • Amerika nga një vështrim i brendshëm 19  - 2014-07-30
    Amerika nga një vështrim i brendshëm 19

    Gara e partive të Amerikës për të mbështetur krimet e regjimit sionist, zbulim i komploteve të tjera të aparatit të sigurisë së Amerikës kundër myslimanëve të këtij vendi, si dhe tensionet politike rreth çështjes së emigrimit të paligjshëm; kanë qenë lajmet më të rëndësishme të kësaj pjese të botës gjatë javës së kaluar.

    Amerika Në Një Vështrim Add new comment Lexo 13 herë Lexo më shumë ...
  • Evropa në javën që kaloi 19  - 2014-07-29
      Evropa në javën që kaloi 19

    Me rastin e ditës botërore të Kodsit, shtetasit evropianë dhe ata në Amerikë kanë manifestuar gjerësisht në mbështetje të popullit të përvuajtur palestinez dhe sidomos banorët në Gaza.

    Evropa në javën që kaloi Add new comment Lexo 56 herë Lexo më shumë ...
  • Festa e Bajramit, shpërblim për robin me durim dhe që adhuron Zotin  - 2014-07-29
    Festa e Bajramit, shpërblim për robin me durim dhe që adhuron Zotin

    Po vije aroma e freskët e festës së Bajramit dhe zemra e besimtarit gjendet pranë dy rrugëve, gëzimi i festës së Bajramit dhe pikëllimi i kalimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

    Islam Add new comment Lexo 57 herë Lexo më shumë ...
  • Kodsi dhe Palestina në zi për Gazën  - 2014-07-25
    Kodsi dhe Palestina në zi për Gazën

    Për ty, o qyteti i paqes dhe qetësisë!

    Për ty, o vendi më i mirë për të jetuar!

    Oj lulja e qyteteve të botës!

    O Kods!

    Islam Add new comment Lexo 140 herë Lexo më shumë ...