E Premte, 25 Prill 2014

Publikimi i fundit 03:22:48 UTC

E Mërkurë, 16 Mars 2011 11:03

Pranvera, manifestim i bukurive të Zotit

IRIB -Edhe njëherë tjetër madhështia e Zotit Një dhe të Plotfuqishëm u paraqit në njërën nga stinët më të bukura të natyrës.

Përsëri na erdhi pranvera me gjithë bukuritë e saj të papara njeriun e detyron që të thellohet në mendime rreth krijimit të Zotit dhe ta çmojë dhe falënderojë Atë për këto mirësi. Tani në natyrë shihet një gëzim dhe hare e këndshme. Sepse erdhi stina e çeljes dhe aromës. Dielli rrezaton nga horizontet e kaltra të qiellit. Dheu i vjetër ka marrë aromë të re, kurse çdo lulëzim i degëve të pemëve fascinon syrin e çdo njeriu. Toka fytyrën e saj e ka ngjyrosur më të gjelbër dhe bimë dhe lajmëron për fillimin e stinës së gëzimit dhe haresë.

Natyra me reformimin e çuditshëm dhe mahnitës vë në skenë një manifestim madhështor duke filluar nga çelja e filizave nga gjiri i tokës së ftohtë, zërat e këndshëm të kumrive laureshave dhe aroma e këndshme e lulëzimit dhe shirave të butë. Të gjitha këto njeriun e bëjnë të mendojë dhe të kthehet drejt vetes. Kjo shfaqje e cila është e gërshetuar me bukuri të rralla te njeriu krijon një ndryshim rrënjësor dhe atij ia përkujton se këto vepra madhështore janë të bërë nga Krijuesi i botëve i cili "Vet është i bukur dhe e do të bukurën".

Era e beharit e puthi me përkëdhelje në buzë zeshkanen

I tha në vesh zabelit, vjollca fsheh njëqind mistere

Nga dega Bilbili të dashuruarve u solli mesazhin:

Ejani e këndoni në Mejhane, o të dashuruar

(Imam Khomeini)

Tingulli i jetës gjatë pranverës njeriut i dhuron një qetësi dhe prehje shpirtërore dhe atë e shoqëron në festën e gëzuar të natyrës. Njeriut ulet të mendojë mbi efektet e papara të ekzistencës dhe ndjen kënaqësi nga kjo rilindje madhështore. Për arsye se njeriu i mençur është në kërkim të të vërtetave dhe bota është një pasqyrë e udhëzimit dhe këshillimit për te. Zoti i Madhërishëm në ajetin 190 të sures Ali Imran, thotë: " Në krijimin e qiejve e të tokër, në ndyshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt".

Ajo që ndodhë në fillim të pranverës në njëfarë mënyre njeriun e bënë edhe më inteligjent. Jeta përsëri pas gjumi të gjatë dimëror manifeston të vërtetën që Zoti është i Fuqishëm që njeriun ta ringjallë pas vdekjes së tij. Në disa pjesë të ajeteve 5 dhe 6 të sures Haxh, lexojmë: "... E ti e sheh tokën e thatë-të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme Këtë (e themi për ta ditur) se All-llahu është Ai i vërteti dhe se Ai ringjallë të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo send".

Njeriu gjithnjë në jetën e tij ndjen nevojë për një rifillim apo rishikim ndaj eksperiencave të kaluara. Iranianët bashkë me ndërrimin e stinëve, pra me ardhjen e pranverës, në lutjet e tyre nga Zoti i Plotfuqishëm kërkojnë që bashkë me zgjimin e natyrës edhe në zemrat dhe shpirtrat e tyre të krijohet një ndryshim rrënjësor dhe në këtë mënyrë të rinovohen mendimet, besimet dhe të gjitha dimensionet jetësore. Ata stinën e re e fillojnë me këtë lutje: Ja Mukal'lebel Kulub val Absar, Ja Mudebriul Lajl van Nahar, Ja Muhavelul Houl val Ahval, Havvel Halena Ila Ahsanul Hal (O ndryshues i zemrave dhe shikimeve, o mbajtës natës e ditës, o ndryshues i gjendjes dhe gjendjeve, na ndrysho neve në gjendjen më të mirë).

Në këtë lutje, bota edhe pse është palëvizshme por përbrenda përjeton një ndryshim të thellë. Ky ndryshim është i madh dhe përfshin çdo dimension dhe horizont të gjithësisë. Në realitet thuhet se ndryshimi është ai që e mban në jetë këtë botë. Por në anën tjetër shohim se bashkë me këtë ndryshimi madhështor të natyrës, organizohet edhe një festë në të cilën falënderohet dhe adhurohet Zoti i Plotfuqishëm. Po të përqendrohemi pak mund ta dëgjojmë këtë pëshpëritje të lutjeve. Era me lëvizjet e saj të buta këndon këngën e Tevhidit, kurse vjollcat, zabelet dhe manushaqet fillojnë të kërcejnë me erën e butë të beharit. Krijohet përshtypja se fushat dhe malet po përkulen përballë madhështisë së Zotit. Shiu i pranverës pastroj pluhurin e vjetër dhe të vyshkut, kurse manushaqet nga shiu që bien ngrehin kokat lartë dhe falënderojnë Krijuesin. Të gjitha këto njeriun e mësojnë që të zgjidhet nga gjumi ashtu sikur natyra. Njeriu është lulja më e dashur e ekzistencës dhe ndryshimi është nevojë dhe kërkesë për përsosmërisë e tij.

Lutja e ndërrimit të vitit të ri është mësim hyjnor dhe thekson mbi çështjen se çdo ndryshim burimin e ka në fuqinë e padiskutueshme të Krijuesit. Vetëm Ai është që mund të krijojë ndryshime në kërkesat dhe prirjet e njeriut dhe në kohën e Nevruzit dhe lulëzimit të natyrës, zemrat të na i mbush me pastërti, dashuri, mirësi dhe gëzim. Lideri Suprem i Iranit, Ajetullah Khamenei thotë: "Nevruz do të thotë ditë e re në historinë e njerëzimit dhe gjendje e re në jetën e njerëzve... Nevruz do të thotë që ju veprat tuaja t'i ndryshoni përballë ngjarjeve të reja që ndodhin rreth jush".

Në vitin e ri kur jemi duke shkuar drejt pritjes së Nevruzit dhe pranverës edhe muslimanët e Lindjes së mesme kanë përjetuar një lëvizje dhe ndryshim të ri. Prirjet e tyre janë drejt njerëzores, lirisë dhe drejtësisë. Popujt e Tunizisë, Egjiptit, Bahrejnit, Jemenit, Libisë, etj., u ngritën kundër strukturave dhe lidhjeve të cilat në regjimet dhe pushtetet e mëparshme ishin në kundërshtim me krijimin e njeriut dhe kundër Zotit. Ata duke çrrënjosur dhunën dhe diskriminimin po përpiqen të mbjellin fidanë dhe gjelbërime dhe po mundohen që në vendet e tyre lulet të çelin të lira, të mbizotërojë pastërtia dhe modestia dhe në rrugët e qyteteve të tyre të mbretërojë besimi në Zotin Një, spiritualiteti dhe njerëzia.

Tani lamë pas dimrin e ftohtë dhe të egër dhe na ka përfshirë aroma e jetës së re dhe të lirë. Dielli me rrezet e tij të ndritura po na lajmëron për një të ardhme me plotë gëzim dhe hare. Toka ka marrë nj aromë të këndshme dhe është pushtuar nga nxehti dhe intelekti. Zogjtë po këndojnë këngën e Unitetin dhe Dashurisë. Ky behar për njeriun e përgjumur dhe neglizhent në kuptimin e plotë të fjalës mund të jetë një ndryshim i madh dhe rrënjësor, por me kusht që njeriu t'i largojë nga vetja retë e zeza si mendjemadhësia, përçarja, devijimi dhe egoizmi dhe këtë ndryshim të madh të natyrës të mos e shndërrojë përsëri në dimër të ftohtë dhe të errët.

Sidoqoftë ndryshimi i vitit diellor i cili koincidon me ndryshimin e natyrës dhe stinës, është nj rast i mirë për njeriun që të kryejë reforma shpirtërore dhe të brendshme. Mubidi, një dijetar i madh mysliman dhe autor i librit 'Kashful Asrar', shkruan: Ejd (festë' që ka kuptimin e rikthimit do të thotë që Zoti rahmetin e tij e ka përqendruar për robin e Tij dhe njeriu duke zbatuar urdhrat hyjnor kthehet kah krijuesi i tij". Por duhet që njeriu duke pastruar dhe reformuar pamjen e tij të jashtme të përpiqet të pastrojë edhe brendësinë e tij. Ai duke larguar pluhurin e gjerave tjera pos Zotit dhe me veprime dhe punë të mira të mbushë zemrën me aromë dhe dritë hyjnore. Stina e pranverës me gjithë bukuritë e saj është një rast i mirë për njeriu të tretet në manifestimet më të bukura dhe më madhështore të Krijuesit. Këtyre ditëve gjithandej flitet për bukuri, modesti dhe dashuri. Respekti ndaj më të mëdhenjve, ndihma për të varfrit dhe vizitat ndaj njëri tjetrit të cilat janë ndër traditat e vjetra të iranianeve dhe Nevruzit. Të gjitha këto në fytyrat e njerëzve krijojnë një buzëqeshje të ëmbël dhe siç thotë edhe i dërguari i Zotit, Muhammedi s.a.v.s. : "Vizitat ringjallin dashurinë në zemra".

Qëllimi i festës (Nevruzit) nuk është që njerëzit e pjekur

Të veshin vetëm rroba të reja dhe të zbukurohen

E mira e festës është të vizitohen shokët

Dhe nga ditët e kaluara të ringjallë të ardhmen

Nevruzi është shikim dashuror, buzëqeshje e ëmbël dhe dita e largimit urretjes dhe pikëllimit. Edhe islami është kulturë e dashurisë dhe miqësisë dhe thekson mbi sjellje të mira, respekt dhe mirësi mes njerëzve. Imam Aliu a.s. thotë: "Besimtar është ai që në fytyrën e tij vërehet gëzimi dhe buzëqeshja dhe fshehë pikëllimin dhe mërzinë". Kështu që ditët e para të festës së Nevruzit kalojnë në gëzim dhe hare dhe duke i dhënë dhurata njëri tjetrit dhe po ashtu shohim një përforcim të lidhjeve në mes njerëzve. Imam Sadeku a.s. thotë: "Fillimi i muajit Farvardin është dita e krijimit të Ademit dhe është ditë e shenjtë për të kërkuar, dëshira dhe për të nxënë dije. Në këtë ditë pastroni shtëpitë dhe vendet ku ndodheni, pastroni zemrat tuaja dhe vishni rrobat më të bukura, përdorni aromë të këndshme dhe falënderojeni Zotin".

Gëzuar festa e Nevruzit

Add comment


Security code
Refresh