E Mërkurë, 01 Tetor 2014

Publikimi i fundit 06:30:08 UTC

E Martë, 22 Nëntor 2011 10:01

Botime tĂ« reja: “BuzĂ«qeshje miqsh”

Botime tĂ« reja: “BuzĂ«qeshje miqsh”

Libër i ri nga Ibrahim Kadriu

KĂ«to ditĂ« doli nĂ« dritĂ« libri ”BuzĂ«qeshje Miqsh” i autorit Ibrahim Kadriu.

Ibrahim Kadriu, poet, shkrimtar, kësaj here para lexuesit doli me një libër të veçantë nga publicistika, siç e karakterizon vetë autori, reflekse biografish, e që titullohet "Buzëqeshje miqsh".

NĂ« kĂ«tĂ« vĂ«llim kanĂ« gjetur vend autoritetet e njohura tĂ« realitetit kulturor e artistik shqiptar, siç janĂ«: Esad Mekuli, Anton Pashku, Bekim Fehmiu, NikĂ« Prela, Hivzi Sulejmani, Azem Shkreli, DritĂ«ro Agolli, Mirko Gashi, Tefta Tashko, Rexho Mulliqi, Adem Kastrati, Agim Deva, Agim Çavdarbasha, Muslim Mulliqi, Ymer Elshani, Agim Ramadani etj.

Shkrimet e librit sa janë biografi ose një anë e panjohur e biografisë së shkrimtarëve dhe e artistëve të tjerë (ashtu siç i ka njohur Kadriu) po aq janë portrete karakteristike (ku spikasin karakteret dhe ana shpirtërore), sa janë tregime jo konvencionale për bëma e përjetime të secilit personazh me historitë e tyre vetjake po aq mund të lexohen e të përjetohen si ese për çështje jete e arti.

E veçanta e kĂ«tij libri Ă«shtĂ« se prej tĂ« gjithĂ« tĂ« portretuarve nĂ« libĂ«r vetĂ«m dy prej tyre janĂ« tĂ« gjallĂ«. Andaj Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme si pĂ«r ata qĂ« i kanĂ« njohur, por shumĂ« mĂ« me rĂ«ndĂ«si pĂ«r ata qĂ« nuk kanĂ« pasur fatin t’i njohin ata, ta kenĂ« njĂ« profil tĂ« tyre.

Libri paraprihet nga hyrja e autorit, “UdhĂ«zime pĂ«r hyrje nĂ« njĂ« tekst”, ndĂ«rsa pĂ«rmbyllet me pasthĂ«nien e redaktorit tĂ« kĂ«tij botimi, Xhevat Syla, “BuzĂ«qeshje miqsh tĂ« veçantĂ«â€.

Ndërmjet këtyre dy tekste qëndrojnë njëzetedy portrete a biografi shkrimtarësh dhe krijuesish të fushave të tjera të artit.

“NĂ« kĂ«to reflekse, si pjesĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«se tĂ« portreteve tĂ« emrave tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar, zĂ«nĂ« vend tĂ« pathĂ«nat, pĂ«rmes tĂ« cilave ofrohet mundĂ«sia tĂ« njihen karakteret, pĂ«rkushtimet e tyre deri nĂ« fanatizĂ«m ndaj krijimtarisĂ«, mbase edhe raportet shoqĂ«rore tĂ« cilat nĂ« kohĂ«n e thyerjeve tĂ« mĂ«dha politike - kushtĂ«zonin heshtjen, apo edhe improvizimin e ndjenjĂ«s pĂ«r internacionalizĂ«m etj.”, thuhet nĂ« parathĂ«nien e librit.

Shkrimet e këtij libri, sipas redaktorit të librit, flasin edhe për rrethanat shoqërore, ekonomike e kulturore të jetës sonë, për kushtet në të cilat kanë krijuar disa nga artistët tanë më eminentë.

Duke iu referuar pasthĂ«nies sĂ« Xhevat SylĂ«s, nĂ« librin "BuzĂ«qeshje miqsh" mund tĂ« lexojmĂ« shpalimin e tĂ« pathĂ«nĂ«s sĂ« bardit tĂ« poezisĂ« sonĂ« Esad Mekulit, mungesĂ«n e kujdesit ndaj trashĂ«gimisĂ« kulturore (Odhise Paskali), lidhjen e krijuesit pĂ«r veprĂ«n e tij (Adem Kastrati), prirjen pĂ«r humor si ikje nga realiteti apo tendencĂ« pĂ«r kuptimĂ«simin e jetĂ«s (Agim Deva), artin dhe jetĂ«n artistike (Rexho Mulliqi), fatin tragjik tĂ« krijuesit (Ymer Elshani), krenarinĂ« me vetveten dhe mposhtjen e tĂ« gjitha joshjeve qĂ« do tĂ« mund ta cenonin atĂ« (Bekim Fehmiu), artistin e lindur prandaj edhe lindjen e natyrshme e mjeshtĂ«rore tĂ« krijimtarisĂ« (Anton Pashku), shembullin e trimit tĂ« mirĂ« me shokĂ« shumĂ« (Azem Shkreli), jehonĂ«n dhe pranimin e artit tĂ« mirĂ«filltĂ« (Tefta Tashko), jehonĂ«n dhe pranimin e mesazhit tĂ« qĂ«lluar (Anton Çetta), konsekuencĂ«n dhe mbrojtjen e asaj qĂ« ta dikton shpirti dhe mendja (Mirko Gashi) etj.

Librin "BuzĂ«qeshje miqsh" e botoi “Libri shkollor”, PrishtinĂ«, 2011 dhe ka 218 faqe.

Kush është Ibrahim Kadriu?

 

Ibrahim Kadriu

Ibrahim Kadriu lindi më 8 Janar 1945 në Zhegër të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin 1959, kurse atë të mesmen e mësuesisë në Gjilan, më 1964.

Studimet universitare i kreu në Prishtinë, ai ka një opus të gjerë të krijimtarisë letrare, ka shkruar mbi 40 vepra. Pas dy viteve të punës si pedagog, më 1968 ka filluar punën e rregullt të gazetarit në të përditshmen "Rilindja", gazetar e redaktor i kulturës dhe reporter i lirë.

Në "Rilindje" ka vazhduar puna gjer në dhjetor të vitit 1999 kur (në detyrën e redaktorit) kalon në të përditshmen "Zëri" ku edhe sot punon. Që nga fillimi i viteve të gjashtëdhjeta aktivisht merret me letërsi.

Ibrahim Kadriu është i përkthyer në gjuhë tjera: Pjesë nga veprimtaria e Ibrahim Kadriut (poezi e fragmente prozash) janë botuar në frëngjisht, gjermanisht, arabisht, rumanisht, turqisht, italisht, anglisht.

"Koprena vremena" , serbokroatisht,

"Lekovit izvor" roman (1982), botimi serbokroatisht (1987),

"Na ramas timp pentru sarbatori" (S'mbet kohë për kremte),vëllim poetik në gjuhën rumune, Bukuresht, 2005.

"Dreni dhe Drenusha", novelë, ilustracion shqip-norvegjisht, 2005;

Çmimet letrare

Për veprimtari letrare ka marrë mirënjohje të ndryshme, si:

Çmimin "ShtjefĂ«n Gjeçovi," pĂ«r poezi,

Çmimin e NĂ«ntorit (tĂ« PrishtinĂ«s) pĂ«r skenarin e serisĂ« televizive

‘I ikuri"), 1980 RTP, "Fidani", realizuar sipas romanit "Pas kthimit",

Çmimin e vendlindjes,

Çmimin "Agim Ramadani",

Çmimin vjetor “Ymer Elshani”,

Çmimin vjetor tĂ« Lidhjes sĂ« ShkrimtarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s

Dramatizimet dhe ekranizimi i romanit "Pas kthimit" Radio Tirana e ka realizuar edhe si radiodramatizim të cilin (në disa vazhdime) e ka emituar gjatë viteve të tetëdhjeta.

Veprat e botuara

"Netët e Karadakut", poezi (1969);

"Qyteti i luleve", tregime (1970),

"Pranvera shikon nga bregu", vjersha (1972),

"Diçka po ndodh", poezi (1972)

"E lumi rridhte", novelë dhe tregime (1973),

"Armendi", poemë (1974),

"Pas kthimit", roman (1975), ribotoi "Naim Frashëri",(1985),

“ HapĂ«sirĂ«â€ bot. Rilindja, PrishtinĂ«, 1977

"Shpëtimtarët", novelë dhe tregime (1978),

"Kohë e të korrave", roman (1979),

"Troku" , poezi, (1980),

"Kroi i ilaçit", Tregime (1980),

”Ethet e njĂ« dimri” bot. Rilindja, PrishtinĂ«, 1983

“Poezi (Veli i kohĂ«s)” - (1984),

"Zogjtë fluturojnë vetë", roman (1986),

"Fjalori i mbrapsht", poezi, (1986),

"Epoka në figura", roman (1987),

"NĂ«na", novela, (1988),

“Tregime”, pĂ«rzgjedhje lektyre (1988),

“ Pastaj harrohet” bot. Rilindja, PrishtinĂ«, 1989

"Më shumë se lojë", roman (1990),

"Qerrja e dritës", roman (1990),

"Loja e fundit", roman (1993),

"Përrallorja", novelë dhe tregime (1996),

"Vite me plagë", roman (1998),

"Spirale muzgu", roman (2002),

"Shqiptarja e gjithë botës", roman, ribotim i UEGEN-it, Tiranë, 2003,

"Qerrja e dritës"; "Shtëpia e fantazmave",Ribotim i romaneve, 2004;

“Qeni me tenxhere", poemĂ«, 2005,

“Çuni i kohĂ«s sĂ« LekĂ«s”, roman, (2006),

“FrymĂ«marrje nĂ« shtjellĂ«â€, vĂ«llim poetik (2007),

“KalorĂ«si i Karadakut”, roman, (2007),

“NĂ« Vajhall” (dy vĂ«llime), roman (2008),

“Dy plus Dy”, dy drama dhe dy novela (2008).

 

Ibrahim Kadriu jeton e vepron në Prishtinë.

Mexhid Yvejsi, Gjakovë

Add comment


Security code
Refresh