E Enjte, 17 Maj 2012

Publikimi i fundit 10:17:33 UTC

E Shtunë, 16 Prill 2011 22:37

Fahredin Shehu prezantohet në RAL magazine

IRIB - Shkrimtari i talentuar Fahredin Shehu prezantohet me një cikël poezish në revistën e artit letërsisë e muzikës në Francë, RAL Magazine.

Në numrin e saj të 69 që u botua në mars, Shehu u paraqit me një cikël të poezive.

Eliksir, Black, White, Theophany, Thus spoke Tamara, Flaka blu janë poezitë e përfshira në cikël. Poezitë në gjuhën frënge janë përkthyer nga shkrimtari e akademiku i njohur francez Athanase Vantchev de Thracy.

Botues i revistës është The hunter abstract editor.

Fahredin Shehu është përkthyer në 10 gjuhë të botës. Shkrimet e tij janë botuar në shumë revista prestigjioze në disa vende.

Shehu është autor i pesë veprave. Përmbledhjeve me poezi “Nun”, “Kun”, dy librave me prozë poetike “Shumësia e padukshme” dhe “Elemental 99”, si dhe romanit “Nektarina”. Ai është i lindur në qytetin e Rahovecit. Ka përfunduar studimet e orientalistikës në Universitetin e Prishtinës. Ështrë magjistër i letërsisë

infoglobi

Add comment


Security code
Refresh